Politikë

Sali Berisha ‘festival folklorik’ për Doris Pack (VIDEO)

30 Mars, 13:04| Përditesimi: 30 Mars, 15:04

  • Share

Në një nga episodet më sureale të “fushatës opozitare”, Sali Berisha i ka dhuruar publikut një tjetër perlë të folklorit politik: pritjen madhështore të Doris Pack, me këngë, valle dhe një ansambël që do ta bënte xheloz edhe RTSH-në e viteve ‘80.

Videoja që qarkullon në rrjet, ku Pack e fiksuar mes koreografive të Ansamblit të Kavajës mundohet të kuptojë nëse ndodhet në një takim politik apo një festival folklorik, është më shumë se qesharake: është diagnoza perfekte e një partie që ka humbur busullën, seriozitetin dhe orientimin politik.

Në vend që të paraqesë një alternativë përballë qeverisë, PD-ja e Berishës zgjedh të sjellë një spektakël ku diplomacia imitohet me valle, ndërsa persona që i prezantohen publikut si mbështetje ndërkombëtare, trajtohen si turistë kulturorë./Tema

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 30/03/2025 22:53

    Malokeria nuk ka brire,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?