Sali Berisha

Sali Berisha: Kam vetëm 100 mijë euro në bankë dhe një apartament, Rama më kontrolloi për 9 vite e s’më gjeti asnjë qindarkë më tepër

28 Qershor 2022, 21:57| Përditesimi: 28 Qershor 2022, 21:58

  • Share

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me anëtarë të shoqërisë civile, Sali Berisha u pyet edhe për pasuritë e tij dhe të familjes. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se ai ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më shumë se sa kishte në periudhën e komunizmit si dhe një shumë prej 100 mijë eurosh në llogari. Përsa i përket familjarëve të tij, Berisha tha se prej 9 vitesh, Edi Rama i ka kontrolluar por nuk ka gjetur asgjë të paligjshme.

‘Pasuritë e politikanëve janë për t’u kaluar në shoshë. Luftoj ditë e natë për këtë punë. Sali Berisha ka të deklaruara një apartament 30 metër katror më të madh se sa ka patur në diktaturë, pas 30 vitesh dhe 100 mijë euro në llogari. 

Cilido që gjen një qindarkë më shumë, është përgjegjës ai se është e paligjshme. Kam patur fatin e madh se në këto 9 vite Edi Rama të kontrollojë dhe rikontrollojë 100 herë fëmijët e mi. Ata u kontrolluan nga superfuqia më e madhe e kohës.

As Edi Rama dhe as superfuqia më e madhe e kohës të kontrollojë, nuk do gjejë asnjë qindarkë më shumë. Problemi i bujarisë, i filantropisë. Këtu ke shumë të drejtë. 

Duhet të dini një gjë, ne si komb, ata që na kanë njohur na kanë lavdëruar për bujarinë. Familja ime qëndron plotësisht në traditën e saj. Ka një ligj dhe rregull, ajo kurrë nuk përflitet. Të dy çështjet që ngritët ju ishin shumë të drejta. Të siguroj se politikanët, janë sot, hajdutë të përmasave të paimagjinueshme. Se ata venë pasuri në çdo firmë që hedhin.’- tha Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 29/06/2022 12:42

    pse te kopsisesh letrat qenka e LIGJSHME....sic tha edhe TRAMP se kam avokate te mire qe dine si te shmangin ligjet...

    Përgjigju
  • Dedi: 28/06/2022 22:31

    Po leket që rrit dobiçat e shkerdhenit Ku I gjen ti mjekërmut

    Përgjigju
    • Xhi Bu: 29/06/2022 10:44

      E çfarë mashtrusi ,thotë më ka kontrolluar Rama 9 vite po si të ka kontrolluar kur je ti akoma dhe njezit e tuj po në sistem të drejtësis .Kush ka përfituar nga ty dhe prej teje janë akoma në shërbimin tënd. Ti këtë që thua e ke nga eksperienca jote që sapo i fryje bilbilit të gjithë bënin atë që ti kërkoje dhe doje ti mbroje,sigurisht i pa mbrojti ,i drejti dhe pa perkrahje ishte i humburi.Ky mendon që edhe të tjerët po bëjnë si ke bëre ti .Ndryehe nuk ka si spjegohet që ka shumë e shumë për dinastinë e juaj e të Metës nuk ju ka hyrë gjembi në këmbë.Po ju fotën hetimet në themel ka shumë për të dalë në shesh të mejdanit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?