Politikë

Sali Berisha: Kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave

16 Korrik, 11:22| Përditesimi: 16 Korrik, 14:17

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ndali akuzat ndaj Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “The Western Balkan Paradigm” që mbahet në Tiranë, Berisha tha për Ramën se 94% e pushteteve janë në dorën e Kryeministrit.

Madje, siç u shpreh Berisha, Kryeministri i Shqipërisë është bërë edhe kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave.

“Shqipëria nisi negociatat e aderimit dhe mund t’u siguroj se nisi negociatat në një kohë kur nuk plotësonte asnjë kriter përveçse gjeopolitikës.

Kushdo që dëshiron të ulet, ne jemi gati t’u ofrojmë të dhënat evropiane dhe statistikat që mbështesin këtë që them.

Shqipëria i nisi negociatat kur të gjitha pushtetet, 94 përqind përqendrohen në një dorë.

Këtu mund të shikoni se ky është viti 2020, është diktatori i fundit dhe tani kjo kolonë është më e lartë.

Tani, kryeministri i Shqipërisë për habinë tuaj, që atëherë është bërë kryetar i Këshillit Kombëtar të Shkencës, është bërë kryetar i Komitetit Kombëtar të Ujërave, që atëherë, kryeministri shqiptar ka ndryshuar ligje dhe çdo ndërtesë e vetme, edhe ato njëkatëshe, duhet të nënshkruhen prej tij në mënyrë që të ekzistojnë, duke shkelur çdo parim ndërkombëtar sepse ne jemi anëtarë të Këshillit të Europës dhe ka një autonomi lokale, ka një autonomi rajonale.

Por ky është realiteti këtu”, deklaroi Sali Berisha.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Berisha edhe kundër BE: 2030-ta, jo realiste! Drejtësia e re si në diktaturë, luftë të shkarkojnë prokuroren Gjeli


V.GJ /E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?