Sali Berisha lirohet nga 'arresti shtëpiak!' Reagon opozita! Bardhi: Fitore politike e tij! Meta nga burgu: Urime

27 Nëntor, 11:29| Përditesimi: 27 Nëntor, 15:28

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u lirua sot nga masa e 'arrestit shtëpiak' dhe pritet të shkojë në zyrën e tij në seli. 

Ndërkohë kanë ardhur reagimet e para nga Opozita.

Nga burgu Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e përshëndeti vendimin

"Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës! 

Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strazburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin "Berisha" si "leading case", pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme.

Desorosifikimi  drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.

Ndërsa nënkryetari dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u shpreh në rrjetet sociale se ky vendim ishte i drejtë dhe një fitore politike e Berishës, që luftoi e luftoi dhe në fund fitoi. 

'Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!'', thotë Bardhi.

Sakaq, reagoi edhe deputeti Flamur Noka, që sipas tij presioni opozitar detyroi atë që ai e quan 'narkodrejtësinë' të lirojë Berishën.

'E vërteta vonon, por kurrë nuk harron. Presioni i opozitës dhe qytetarëve e detyroi narkodrejtësinë t’i japë fund një sage vuajtjesh për opozitën dhe izolimi për liderin e saj. Drejtësia e Xhorxh Sorosit apo narkodrejtësia nuk ka ndryshuar asgjë. Qëndresa, lufta, rezistenca, presioni i pareshtur i demokratëve e detyroi dhe e gjunjëzoi këtë narkodrejtësi. Pra, kjo është ajo që mund t’u them.'

Ora 11:50
GJKKO liroi Berishën, Jozefina Topalli: Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë

Foto: Jozefina Topalli

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

“Sot, pas 350 ditësh padrejtësie, gjykata liroi kryetarin e opozitës, Sali Berisha.

Për 350 ditë, nga dritarja e qelisë, ai nuk reshti së foluri dhe së frymëzuari njerëzit për të rezistuar ndaj një qeverie të zhytur në korrupsion dhe skandale.

Arrestimi i tij ishte politik, një akt në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo standardi të drejtësisë. Pa asnjë provë, ai u mbajt peng nga një pushtet që ka frikë nga zëri i qytetarëve dhe opozita e vërtetë.

Lirimi i tij sot është një dëshmi e forcës së të vërtetës dhe qëndresës. Por beteja nuk ka përfunduar! Rezistenca ndaj këtij regjimi të korruptuar vazhdon, dhe populli nuk do të ndalet deri në rikthimin e lirisë dhe drejtësisë në Shqipëri.

Forca e së drejtës është më e madhe se pushteti i padrejtësisë”, shkruan Jozefina në rrjetet sociale.

Ora 11:41
GJKKO liroi Berishën, Bardhi: Fitore politike e tij! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të demokratëve Sali Berisha. Sipas Bardhit, ky ishte një vendim i drejtë në frymën e ligjit. Më tej shton se kjo është një fitore politike e Sali Berishës.

'Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!'

 

 

Ora 10:43
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri

Foto: Sali Berisha

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas heqjes së masës “arrest shtëpie” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me vendim të Gjykatës së Posaçme.

“Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

Më tej ai thotë se era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sadiku: 30/11/2024 14:36

    Pse i hoqe zinxhirin kriminelit Sali moj gjyqtare nga Gorrica e Myzeqese.Pse nuk te paska pickuar mushkonja Anofel qe te mos ishe ne kete bote. Qenit nuk i mbyllet goja.Eshte njeriu me i lig i kohes.Kur do vije ajo dite qe mos i shohim fytyren ketij bastardi.

    Përgjigju
  • flori: 29/11/2024 18:23

    birisha jot duhej varur aty ne ballkon moj zhele....

    Përgjigju
  • Ylli: 29/11/2024 17:18

    Si e nxoret nga kolibja qenin Gumen te xha

    Përgjigju
  • Tedi: 27/11/2024 17:52

    Gaz sun ja qeke ne qef se Dili Sala ne rruga Ke kujdes se Babi Zenit nuk i harron fjalet qe ke thene per ate

    Përgjigju
  • Gjergji: 27/11/2024 16:05

    Pika shtetin qe eshte katandisur ne doren e nje femre po aq e ndyre sa dhe krye ndyresira I kombit.Tu thafte dora cfare revokimi shkrove per njeriun qe vetem te zeza ka bere dhe deri ne vdekjen e afert do te bejne.Fatkeqesite qe u ka sjelle familjeve e ndjekshin deri ne shuarjen e ketij geni.

    Përgjigju
  • xhemal: 27/11/2024 12:21

    Sot dejtesise me demek te re ju be nje mut i madh...salinjt Jane Dale nga shinat...te befsha mutin amerike...shqiperia do zvarritet Edhe per shume kohe

    Përgjigju
  • Petrit Vasili: 27/11/2024 11:42

    Nje presion bene qe e cuan ne strasburg dhe kta u zbythen nga cdo gje…. Saliu ne arrest duhet vetem sepse shan nga mengjesi ne darke funksioner te larte te shtetit shqiptar… prokuroria eshte e shtetit dhe ne emer te shtetit funksionon… qeverite jane kalimtare, ai i ben te gjitha jane kanosje per shkak te detyres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?