Sali Berisha

Politikë

Sali Berisha nesër në SPAK për masën 'detyrim paraqitje', mobilizon militantët në protestë

1 Qershor, 21:05| Përditesimi: 1 Qershor, 22:32

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata.

Por, edhe kësaj radhe ish-kryeministri ka mobilizuar sërish militantët para prokurorisë së SPAK. 

Në grupin e Këshillit Kombëtart së PD-së, Flamur Noka informon zyrtarët e partisë se nesër duhet të jenë në mbështetje të Berishës. Sipas procedurës, ai duhet të paraqitet në SPAK çdo të hënë të parë dhe të tretë të muajit.

'Të dashur miq. Nesër ditën e Hënë në orën 9:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jetë në dyert e SKAP- it. Ju lutem të mobilizojmë strukturat e degëve për të qenë të gjithë aty. Faleminderit', thuhet në mesazh. 

Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm edhe më herët kur Berisha është paraqitur për masën e sigurisë. Sali Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohet si i përfshirë në dosjen “Partizani”. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.

Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi janë nën masë sigurie, i pari “detyrim paraqitje” dhe i dyti “arrest shtëpie”. Ish kryeministri është i pandehur për korrupsion pasiv dhe akuzohet se lejoi një zinxhir të tërë institucionesh që të shkelnin ligjin duke ua dhënë kompleksin Partizani ish-pronarëve, ku përfituesi kryesor është dhëndri i tij, i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.  Në pronat e ish-klubit u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh, duke u siguruar një fitim miliona euro nga ky biznes që nisi me paligjshmëri. Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.
 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?