Sali Berisha njofton datën e protestës së tretë: 'Mosbindja civile vijon të shtunën në Shkodër! Rama kërkon votat t'i sigurojë me Bajrët

31 Tetor, 13:34| Përditesimi: 31 Tetor, 15:31

  • Share

Tirane- Kryetari i PD-së Sali Berisha njofton datën tjetër se kur do të jetë protesta, si pjesë e ‘mosbindjes civile’ të nisur pas dënimit me burg të ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Protesta do të mbahet të shtunën në orën 12:00 në Shkodër aty ku një ditë më parë qyteti u trondit nga një atentat i mirëorganizuar që i mori jetën 3 personave, ndërsa një u plagos rëndë. Mes viktimave është dhe Flutura Basha një qytetare e pafajshme ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur bashkëshorti i saj.

“Të shtunën në orën 12:00 në Shkodër solidaritet me qytetarët e këtij vendi. Duhej të ishte bërë në Tiranë por do i shprehim solidaritetin tonë qytetave të Shkodrës për të cilën Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin e vetëm të mbledhin vota. Kërkon që votat ti sigurojë me Bajret e bandat e tyre kriminale.

Ora 12:00 në Shkodër, solidaritet mbështetje qytetare për banorët e qytetarët fisnikë të Shkodrës.

Berisha replikoi dhe me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, i cili tha se  policia po punon për arrestimin e autorit

Shkodra e Policia e di mirë kush është atentatori. Pyet ministrin pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit. Jovetëm që nuk e arrestuan por nuk i shkuan një herë të kontrollonin shtëpinë e tij edhe pse e kishin të filmuar”

Deri tani opozita ka mbatjur dy protesta të cilat i ka quajtur si pjesë e aksionit të saj të mosbindjes civile. Njëra më 7 tetor me hedhjen e molotoveve drejt institucioneve dhe selisë së PS-së e tjetra më 29 tetor me bllokimin e 6 rrethrrotullimeve në akset kryesore nacionale të vendit.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik: 31/10/2024 14:44

    Qytetarët e Shkodrës po e shikojnë mirë transformimin e qytetit që nuk është bërë asnjëherë nga Sali non grata,vetëm shpellarët do tju binden...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?