Sali Berisha

Sali Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve edhe në 2025-n

19 Qershor, 14:36| Përditesimi: 19 Qershor, 15:55

  • Share

Tirane- Sali Berisha paralajmëron humbjen e zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen vitin e ardhshëm. Përmes një postimi në facebook Kryetari i Partisë Demokratike, parapërgatit skenarin e justifikimit të humbjes së zgjedhjeve, i njëjti skenar i përsëritur dhe në zgjedhjet e kaluara.

Edhe këtë herë ai planifikon të bëjë përgjegjës për humbjen kreun e qeverisë Edi Rama,dhe bashkëpunëtorët e tij. Akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin Arben Kraja - që po i kopsit dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit Partizani, për të cilin po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për akuzën e Korrupsionit – se do të jenë mburojë e qeverisë Rama në këtë plan.

"Edi Rama, Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetëra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të mbajtur në tubimin qytetar.

Ndërkaq shumica e sondazheve si dhe analistë të pavarur parashikojnë një humbje në zgjedhjet e ardhshme të opozitës së drejtuar ende nga Sali Berisha.

Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023 pasi po hetohet për korrupsion, dy ditë më parë mori lajmin se do vijojë të jetë 'non grata', i padëshiruar' në Britaninë e Madhe. 

Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) e quajti të pabazë kërkesën e e Berishës për aplikimin e formulës të imunitetit si ish-kreu i një shteti. Masa ‘non grata’ ishte apeluar nga Berisha në mars të këtij viti me argumentin se është i pabazuar në prova. Më herët, Shtetet e Bashkuara që e shpallën të parat non grata, deklaruan se nuk do të ndryshojnë qëndrim ndaj atyre që fusin në listë të zezë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bardi: 19/06/2024 16:57

    Mnyra si ju beni opozite duke perdorur forcen egersin dhe sharje e fyerje tregus i nje primitiviteti te pa fund.Sa te veproni me mendjen e Sali Berish,sali Lush, e Noka e takem te till ju kurr nuk do vini ne pushtet.Ky parlament i ksaj legjislature eshte me dobet sa meriton te quhet si estrada e fshatitXhyre e kasaba

    Përgjigju
  • 313: 19/06/2024 15:52

    PS eshte real madrid ndersa ti je liga e parafundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?