Berisha shkon në selinë e PD: Në gjykatë kërkesa për regjistrimin e statutit të ri të PD! Ramën e shpëtoi referendumi i 'pengut', shumë shpejt protesta! Basha në mbledhje në zyrën ngjitur (VIDEO)

13 Dhjetor 2021, 13:44| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 20:52

  • Share

TIRANË-  I përjashtuar nga grupi parlamentar pas shpalljes 'non grata', Sali Berisha hyri në selinë e PD-së për të zhvilluar mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit që u ngrit në Kuvendin e 11 dhjetorit për të drejtuar partinë deri më 22 mars. Së bashku me anëtarët e këtij komisioni, mbështetës të tij dhe militantë, Berisha u fut në seli në kohën që Lulzim Basha zhvillonte një mbledhje me grupin parlamentar dhe kryesinë. Nuk rrezikoi të përballet me Bashën, por zgjodhi për mbledhjen një sallë një korridor me larg.

'Çmenduria e 'pengut' ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se s'i mjafton e vetja!'- tha Berisha.

Edhe pse premtoi transparencë, mbledhja u mbajt pa praninë e  gazetarëve, ndërsa për mediet mbajti një konferencë ulur në një karrige që ia sollën mbështetësit e tij. Shteteve të Bashkuara të Amerikës, jo vetëm i kërkon të tërhiqen nga shpallja non grata, por edhe t’i kërkojnë ndjesë.

'Padiskutim , që nëse do të ketë një apology, unë do ta pranoj'- tha Berisha.

E nëse vjen në pushtet, siç synon, një paralajmërim e ka për ambasadoren amerikane Kim.

“Do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave”- tha ai.

Ndonëse u kujdes të shfaqej perëndimor, Berisha nuk iu largua stilit të tij politik me thirrje për revolucion e protesta.

 “Protesta kombëtare ishte dhe është një opsion më datën 18, por problemi është se referendumi duhej. Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i “peng Bashës” se do kishte pasur gjithë Shqipërinë në Tiranë por do vijë shumë shpejt se revolucionin nuk e ndal dot kush.'- tha ish-kreu i PD-së.

Bashën e akuzoi se po tenton të dalë referendumin e 18 dhjetorit për shkarkimin nga delegatët e Berishës në Kuvend, ndërsa shtoi se ai s'e ka ndër mend të tërhiqet nga qëllimi që i ka vendosur vetes për të marrë drejtimin e PD-së. Madje tha se nuk sheh rivalë në drejtimin e PD-së. Kryedemokratin Basha e la në mbledhje, ndërsa largimin nga selia zgjodhi ta përmbyllë me një foto e 'selfie' me mbështetësit të cilëve u tha se edhe takimet e radhës do i bëjnë në selinë e PD-së.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ku miratuan rezolutën e posaçme dhe shpallën Kuvendin e Berishës si anti-amerikane. Po ashtu këshilli votoi me votim të fshehtë, për shkarkimin nga të gjitha funksionet në parti të kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Palokës, 5 anëtarët e kryesisë si dhe 4 sekretarë.

 

Momenti kur Berisha futet brenda ne selinë e PD-së

Ora 16:08
Grupi i Rithemelimit flet për njerëz me armë në selinë e PD-së, u përgjigjet Flutura Açka, publikon foton nga mbledhja me Bashën

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u është përgjigjur komenteve të Grupit të Rithemelimit në lidhje me njerëz të armatosur brenda në selinë e PD-së. Ajo ka publikuar një foto brenda mbledhjes që po zhvillojnë me Bashën, ku shfaqet së bashku me deputetët Ina Zhupa, Flamur Hoxha si dhe Orjola Pampuri.

'Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate! Me Inën, Flamurin dhe Orjolën'- shkruan ajo.

Ora 16:00
'Si do hyni në seli, kur ju kanë ndërruar bravat?', Noka: Pengu mbrohet me ushtrinë e Ramës

 

Deputeti Flamur Noka thotë se Basha po mbrohet nga ushtria e Ramës. Noka tha se nuk ka parë njerëz të armatosur. Ai tha se zyrat janë vjedhur dhe se bravat janë ndryshuar pasi Basha nuk di të bëjë më gjë tjetër veçse të jetë ustallar bravash.

'Në shpinë tonë shkojmë dhe vijmë përditë. shoqata e bravave mendon se mund u mbyllë shtëpinë demokratëve duke u ndërruar bravat, këto janë gjëra të neveritshme, por tregojnë veten peng Bashën me të tij janë thjeshtë ustallarë bravash. Çdo ditë po demaskohen. Unë nuk kam parë, por të kisha parë do flisja ndryshme. Po shoh vjedhje të zyrave të forumit rinor. Banda e bravave është mbyllur nën bunker. Pyetni pengun! Vetëm pengu mbrohet me ushtrinë e Ramës. Janë këtu përjashta.'- tha Noka.

Ora 15:47
Berisha: SHBA të më kërkojë ndjesë që më shpallën 'non grata', nëse e bëjnë do i fal

 

Heqja e ‘non grata-s’ nga SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha mbetet  qëllimi kryesor. Edhe nga konferenca e mbajtur sot nga PD, Berisha një pjesë të madhe të fjalës së tij foli për këtë çështja.

Teksa tha se pret nga SHBA-të që të kërkojë falje për shpalljen “non grata” pa asnjë provë. Ai vijoi duke thënë se nëse një ndjesë e tillë do të vinte ai do ta pranojë atë.

 “Padiskutim , që nëse do të ketë një apology, unë do ta pranoj,” tha Berisha.

Ora 15:45
Berisha: Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD! Më thanë se ka njerëz të armatosur, s'ndihem i rrezikuar

 

Pas Belind Këlliçit, edhe Sali Berisha flet për persona të armatosur.

"Bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë, të rinjtë thonë se erdhën dhe na kërcënuan me armë, janë në një hapësirë tjetër, nuk jam i rrezikuar, të rrezikuar janë ato që lozin me banda, se të fusin njerëz të armatosur është krim i shëmtuar, të mbajnë ato përgjegjësi. Demokratët të distancohen menjëherë nga këto akte të turpshme, ata që na kthenin armët ne, ishin kriminelë të sigurimit të shtetit, bandit të ish-diktaturës, por që ish-kryetari të kryejë një akt të tillë, përbën një krim të shëmtuar të gjithë anshëm. ", tha Berisha.

Ora 15:27
Berisha bën foto me grupin e rithemelimit në PD, mbështetësit e tij në seli thërrasin: Basha ik

 

Demokratët thërrasin në selinë blu "Basha Ik", teksa grupi i rithemelimit të PD, me në krye Sali Berishës kanë bërë foton zyrtare.  

 

Ora 15:23
Kë ke votuar në zgjedhjet për kryetar të ri të PD në korrik, Berisha: Top Secret

 

Sali Berisha ka refuzuar që të tregojë se për kë ka votuar në zgjedhjet e korrikut për kryetar të ri të PD.

"Top Secret", ka thënë Berisha.

Në garë ishin Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Hardhi.

Ora 15:22
'Pse nuk u lini vendin të rinjve'? Berisha i vendosur: Nuk largohem, e keni parë dëshirën që kanë shqiptarët që unë të rikthehem

 

Sali Berisha është i vendosur që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, e madje nuk shikon as rival, duke shtuar se ai ka një mbështetje të gjerë. Megjithëse nuk ka asnjë garë, ende për kryetarin e PD-së, Berisha tha se rikthimet kanë qenë gjithmonë të suksesshme dhe as nuk e ka ndërmend që të largohet.

'Jam i vendosur nëse do anëtarësia e PD-së, por të jemi realistë, nëse rikthehemi pak këto dy muajt e fundit ju keni parë edhe në sondazhe edhe në salla dëshirën e madhe të shqiptarëve që unë të rikthehem. Cilido që mund të më kalojë është i mirëpritur, por të gjitha ata qindra njerëz më presin. Rikthimet kanë qenë gjithmonë sukses e të garantuara! Ç'të bëj unë të largohem? Jo!'- tha Berisha.

Ora 15:14
Marrëdhënia me Yuri Kim, Berisha: Unë pranoj ambasador, jo guvernatore

 

Një nga pyetjet që i është bërë Sali Berishës është marrëdhënia që do të ketë me SHBA. Ai vijon të këmbëngulë që kjo marrëdhënie do të jetë i mirë edhe pse Amerika e ka shpallur si "person të pa dëshiruar".  

"Nëse zgjidhem në krye të PD orientimi por perëndimorë, pro NATO dhe SHBA do të njohë një rritje të paparë , nuk lëvizë unë kurrë nga këto parime, vetë këto lëvizje, kushdo që lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe më i fuqishëm i vlerave. Ambasadori më i nderuari, por s;kam pranuar kurrë një guvernator. Ato nuk kanë pranuar që të t'u diktojnë shqiptarëve se kush hyn në parlament apo jo, nuk kanë pranuar që përfaqësuesja e tyre të tregojë se kë të pranojnë dhe kë jo, nuk do të pranohet, do respektohet në shkallë maksimale si ambasador, por jo si guvernator, të merret me një sistem drejtësie që është në gjendje katastrofave, më thoni ju mua, në 2020 SPAK ka pasur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion, do pranojnë shqiptarët një gjë të tillë", tha Berisha.

Ora 15:05
Berisha paralajmëron protesta: Revolucionin nuk e ndal njeri, mjerë ai që mendon ndryshe

 

Nga selia e PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për protesta për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën. Ai tha se 'revolucionin' nuk  ndal njeri.

“Protesta kombëtare ishte dhe është një opsion më datën 18, por problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë edhe shpëtojnë, domethënë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi refedendimi i “peng Bashës” se do kishte pasur gjithë Shqipërinë në Tiranë por do vijë shumë shpejt se revolcionin nuk e ndal dot kush. Asnjë inident mes demokratëve nuk ka e s’mund të ketë", tha Berisha. 

Ora 14:57
Berisha nga selia blu zbulon vendimet e marra në mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit: Ka vend për në PD e re për Bashën e Bardhin

 

Sali Berisha  ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e sotme në Komisionit të Rithemelimit të PD në selinë blu, teksa tha se në këtë parti të riorganizuar, ka vend edhe për Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin.

" Ngriti Komisionet që do japë udhëzimet për votimin, për organizimin e referendumit, vendosi të ndajë të deleguarit që do bashkëpunojë me degët për referendumit. Që të dy janë dhe do të mbeten deputet i PD, unë e di që Basha ka probleme të mëdha me drejtësisë, shqiptare dhe belge, por gjersa të provohet fajësia në gjykatë, neni universal i prezumimit të pafajësisë", tha Berisha.

Ora 14:55
Berisha: Basha i ka mbledhur kartat anëtarësisë dhe nuk ua kthen, krim elektoral

 

Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se i ka mbledhur kartat anëtarësisë së PD-së dhe nuk ua kthen më, në mënyrë që të mos votojnë shkarkimin e tij.

"Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të Bashës. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin. Bazuar në punë e shkëlqye që bëri Komisioni i Drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni iu besua drejtimi i referendumit. Do bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë. Ju informoj se ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Konkretisht ka informuar anëtarësinë në votimin e fundit që të paraqiten me karta. I ka mbledhur kartat e nuk ua ka kthyer kartat e anëtarësisë, është plaçkitje, është akt që ngjitet në nivelin e krimit elektoral", tha Berisha.

Ora 14:50
Berisha 'zhvendos' Foltoren në selinë blu: Deputetët të më bashkohen, më mirë vonë se kurrë

Sali Berisha ka zhvendosur 'Foltoren' në selinë blu, ku ka mbajtur fjalimin pas mbledhjes së zhvilluar me Komisionin e Rithemelimit në PD. Ai ka pasur një ftesë për deputetët demokrat që t'i bashkohen.

" Nga të gjitha konferencat e shtypit të karrierës sime 31 vjeçare, miu garantoj s ekjo konferencë është më e veçanta, kjo konferencë mbahet sot pas Kuvendit kombëtar të Rithemelimit të PD, ngjarje kjo absolutisht unike, si monument lirie. Jehona e këtij kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo votw dhe zemër, ndjej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë, por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe, nga një anë keni njeriu që grumbulloi karriget në zyrën e tij, i çmendur me pasionin e karrigeve, çdo karrige të thyer t'ia sillni njeriun e pasionit, që s'punon për karrige por punon për liritë e demokratëve dhe shqiptarëve. Në mbledhjen që sapo përfundoi, u dërgova në mbështetje të përzemërt të gjihë demokratëve dhe nëpërmjet jush përcjell një thirrje të pwrzemwrt e miqësore, ndaj çdo demokrati që ende nuk ka vendosur të bashkohet me PD e rithemeluar është i mirëpritur dhe krah hapur, ju e ndoqët vetë Kuvendin, a kam të drejtë unë t'u them të gjithë deputetëve të PD se nëse do ishit në Kuvend, ju për herë të parë do mund të që shprehnit lirisht mendimet, opinionet dhe propozimet, pra ishte një rast i humbur, por megjithatë, unë jam nga ato që them më mirë vonë se kurrë, unë u ktheva me vonesë, ndaj për ata nuk është vonë", tha Berisha.

Ora 14:50
Berisha mban fjalim pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit! Me kë po flet Basha me sytë në celular!?

 

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha vijon mbledhjen me Kryesinë. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet kryedemokrati Basha i cili i mban sytë në telefon. Aktualisht Berisha po mban një fjalim pas mbledhjes që zhvilloi me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit.

1639403569_2ff60ae377b641169405d15d01400e79.jpg

Ora 14:39
Berisha përfundon mbledhjen me Komisionin e Rithemelimit, anëtarët dalin jashtë zyrës në selinë e PD

 

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e Sali Berishës me Komisionin e Rithemelimit në selinë  e PD. Nuk dihet se çfarë u diskutua në këtë mbledhje, ndërsa anëtarët e Komisionit kanë lënë ambiente e zyrës në selinë e PD ku u zhvillua mbledhja.

Ora 14:38
'Mësynë' në selinë e PD, ja nga kush shoqërohet Berisha...disa prej tyre i shkarkoi dje Basha

Sali Berisha ka shkuar ditën e sotme në selinë blu. Ai tha se ka mbërritur në seli si anëtarët i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e 11 dhjetorit, të cilët janë Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Arben Ristani., Belind Këlliçi, Blendi Himçi, Bujar Nishani, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Edi Paloka, Edmond Spaho, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Evi Kokalari, Flamur Noka, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Rigels Muçollari, Ivi Kaso, Keltis Kruja, Klevis Balliu, Ledina Mandija, Luan Baçi, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Sali Berisha dhe Tritan Shehu.

Ora 14:31
Çfarë po ndodh brenda selisë së PD, Basha dhe Berisha mbledhje shumë pak metra larg njëri-tjetrit! Prani e shtuar mbështetësish

Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD, në një kohë kur vetëm pak metra larg tij Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Kryesinë, ka tensionuar jo pak situatën në partinë më të madhe opozitare në vend. Në hollin e selisë shihet një prani e e shtuar mbështetësish të liderit dhe ish-liderit të PD.

Ora 14:22
Mbështetësja e Bashës: Grupi tjetër më bëri presion! Jul Deda përpiqet ta qetësojë

 

Një moment tensioni është regjistruar në seli, ku një nga mbështetëset e Lulzim Bashës, thërriste me të madhe "Basha", teksa ka ngritur zëri dhe akuza se i kanë bërë presion. Atë është përpjekur që ta qetësoj aktori Julian Deda, mbështetës i Berishës.

Demokratja: Ca i bëra unë, të ma thonë, s'po bëj asnjë skandal, as s'po gjuaj, as s'po shaj, më bënë presion, nuk i kam asnjë faj askujt, kam ardhur për punën time, kush ka punë personale me mua le të vij. Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë.

Jul Deda: Hajde me mua, unë jam me ty

Demokratja: Jo mor burrë ti s'je me mua

Ora 14:19
Berisha futet në selinë e PD, mbështetësi i tij, Lisandër Hoxha: Jemi në partinë tonë, s'po bëjmë asgjë të keqe! Do ta kthejmë partinë në legjitimitet

 

Mbërritja e Sali Berishës në selinë e PD ka tensionuar në maksimum tensionet brenda kësaj partie, por për mbështetësin e ish-kryedemokratit, Lisandër Hoxhën, ajo që ata po bëjnë është diçka krejtësisht normale. Për Report TV, Hoxha u shpreh se ata u futën në partinë  e tyre duke theksuar se do të bëjnë çdo gjë për t'i kthyer legjitimitetin PD.

"Ka një mbledhje të deputetit Basha, ne nuk e dimë me kë është mbledhur. Nuk ka asnëj lloj tensionimi, është çdo gjë normale. Ky është moment feste për demokratët ndaj ne po mblidhemi të gëzuar, nuk është matje forcash, matjen e forcave e kishim institucionale me 11 dhjetor. Ne jemi në partinë tonë dhe nuk po bëjmë asgjë të keqe veç se po e ngremë, po e rithemelojmë. Ne nuk mund të imagjinojmë çfarë do bëjë Basha, ne do bëjmë gjithçka për ta kthyer PD në legjitimitet", tha ai.

Ora 13:55
Berisha i shkon në seli, ja reagimi i Lulzim Bashës (VIDEO)

Sali Berisha i ka shkuar në seli, teksa Lulzim Basha ka vijuar mbledhjen e tij për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD. Vetëm një korridor i ndan Bashën nga Berisha.

Ora 13:52
Berisha i shkon në seli, tallet me Bashën: Çmenduria e 'pengut' ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se s'i mjafon e vetja (VIDEO)

Sali Berisha nuk ka kursyer edhe ironinë për Lulzim Bashën, teksa i shkoi në seli. Kjo pasi Berisha, nuk gjeti asnjë karrige në zyrë.

Çmenduria e peng Bashës, ka kufij vetëm qiellin, e i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij, se nuk i mjafton e vetja.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gora: 14/12/2021 17:01

    me Ramen c'm... keni shikoni o punen tuaje plera hyy

    Përgjigju
  • Begu: 14/12/2021 09:39

    Per ta shpetuar veten,Berisha here merr hyxhym me dy g ishta perpjet,kunder Bashes dhe mendon te Rama,here iken me bisht nen kembe.Berisha kryesisht per te shpetuar veten,mendon ta kall Shqiperine,duke riperserit '97n,duke nxitur konfliktin ndershqiptar Veri-Jug dhe me arritjen e porsosise kallen-rrenimin e Shqiperise.Kesahtu,dhelprakut "m'u kall bishti mua,u kallt gjit he dynjaja".

    Përgjigju
  • Flori: 14/12/2021 06:01

    keshtu si po shkojne punet..shqupi do digjet dhe llumi I shqiperise do perfundoje ne lane ,,,,duke u rrahur me njeri-tjetrin....

    Përgjigju
  • Arbeni: 14/12/2021 05:48

    ORE MASKARA BERISHA SHPORRU NGA PD BASHKE ME MALOKET E TU TE TRUSTIT TE GESHTENJAVE. ..NGA NJERA ANES E SHKARKON BASHEN NE KUVEND..NGA ANA TJETER I THOTE SE MUND TE RRIJE SI DEPUTET NE PD....A KA BESE KY I PABESE...DO BEJE REVOLUTION PLEHRA...PO ME CILEN DO BESH REVOLUTION OR HALE ME 10.000 VETA...I THOTE AMERIKES TE HEQIM NON-GRATEN...PSE KUSH ESHTE AMERIKA O LLUM I KOMBIT SHQIPTAR..GJON GJONI QE TE HEQIM DENIMIN PER TY....MOS VAZHDO TE PERMENDESHL AMERIKEN SE DO PERFUNDOSH PER DY JAVE SI NORIEGA....E DI TI PO TE FUTI NE SHENJESTER AMERIKA.....

    Përgjigju
  • Iris: 14/12/2021 01:48

    Si thote ky, amerikanet t'ja heqin damken dhe t'i kerkojne dhe falje dhe ambasadorja te merret me sist.e kalbur te drejtesise?!Te jap te drejte vetem per kete te fundit,se po te ishte funksionale dhe e forte drejtesia,ti dhe disa qe te vine pas, do te benit hije vetem brenda oborrit te burgut,dhe si rrjedhim,amerikanet nuk do te harxhonin kohen me Sali Berishe Protopapen & Co.

    Përgjigju
  • Ola: 13/12/2021 16:25

    Ky kriminel do i vej flaken prap Shqiperise per interesat e familjes dhe nuk ka Amerike qe e ndalon.Po kto plera dje u ankuan se policia ka rrethuar godinen e sot i telefonojn policise se ka njerez me arme? Aty lejini te vriten si qener rrugesh qe jan plerat

    Përgjigju
  • ledi: 13/12/2021 15:30

    Pwr cfar revolucioni flet mer kriminel .Ju lute antarsis militante dhe bere vet 700 vete.Kush shqipyar te don ty ne krye pervec atyre pacavureve qe nga roje i bere me piste.Filloje revolucionin cfst pret .Me Mul Noka dhe Balliun do ngresh shqiptaret.Vazhdo se amerikanet po te vezhgojne dhe do te japin ate qe meriton

    Përgjigju
  • F-35: 13/12/2021 15:09

    Lulit po i ndodhe si afganeve pro SHBA e NATO! Luli do dorezohet njelloje si forcat afgane te sigurise para talibaneve, nese braktiset nga amerikanet. Po edhe te mbashe nje kryetar pa parti qe eshte mbyllur ne zyre ke tre muaj, eshte e veshtire. Nejse, do jete ndeshje interesante, ta shijojme!

    Përgjigju
    • G. Burimi: 13/12/2021 16:37

      Eshte situate shume tragjike. SHBA po shkaterron opozitarizmin ne Shqiperi. Per mendimin tim SHBA duhet te lejonte Berishen te vazhdonte pavaresisht gjithe demeve qe ai i ka shkaktuar Shqiperise sepse rreziku me i madh eshte Edi Rama. Rrofte Vorio Epiri. Efharisto!

  • Tuku: 13/12/2021 15:02

    Ik o Plak shkerdhate. Ik se le nam! Po s'ka Shtet ketu! Dhe keta Amerikanet komplet plehra. O arrestohe,o lere. Palacot. Ik se ja nxive Shqiperise. Ngele ter jeten destabilizim. Ik o ndertim pa leje.

    Përgjigju
    • artan: 13/12/2021 15:22

      mire e ke, si fillim leri te rrihen e te degjenerohen me njeritjetrit keta hajdute. Pastaj te ikin. e te kendojne te SPAK

  • PENIS KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 13/12/2021 14:58

    Si ka mundësi që një njeri si Sali Berisha lihet i lir ? ? ? Shqiptarët kti njeriu i kan par shum të kqia, shum zullume, shum xhak, shum vjedhje, shum vrasje e ky njeri vazhdon e sjell shum andralla e shum destabilitet në Shqipri. Si ka mundësi që nuk arestohen ky kuçedër me emrin Sal8 berisha. Deri kur do lejohet ky njeri ta djegi Shqiprin. Ka ardh dita : ky njeri e Like floriri me shok duhen arestuar që Shqipria të bjeri në qetsi. Mjaft kan paguar Shqiptarët me të pa drejt. Shqipria duhet të heci në rrugën e duhur pa kta shushunja të shoqëris.

    Përgjigju
  • Demokrati: 13/12/2021 14:37

    Kjo eshte "PD aset kombetare" o njerez.. 30 vjet huliganet e Saliut kane bere te njejten gje qe nga koha e Eduart Selamit dhe sot me Lulin.

    Përgjigju
  • Une: 13/12/2021 14:34

    O Lul nxirr Gaz Bardhin ti ndjek huliganet e Saliut.. je marre penge ne zyren tende nuk del dot jashte.

    Përgjigju
  • Anna: 13/12/2021 14:24

    O kanceri i ketij vendi ik o i paudhe o plak i zi shko e gezo ato prona e para qe ja keni rjepur ketij vendi ti me femijet e tu dhe ato forcat tuaja qe te rrethojne qe kane Mbi 30 vite qe hane buke pa punuar nje dite. Mjaft ke bere viktima ne kte vend leri me kaq o PLAK I ZI.

    Përgjigju
  • Den: 13/12/2021 14:00

    Pse te tremb kaq shume çuni i sheqeres,derri do plumb thote populli,ai eshte derr dhe njeh vetem ligjin e pyllit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?