Politikë

Sot e ka armik/ Ja kur Berisha i thurte lavde Bashës në tv e familjes së tij: Shqipëria s’ka pasur kurrë ndonjë politikan kaq të mirë sa ai (VIDEO)

3 Shkurt, 12:57| Përditesimi: 3 Shkurt, 15:51

  • Share

Sot Lulzim Basha, është armiku publik i Sali Berishës dhe atyre që e ndjekin verbazi. Por ka qenë një kohë jo shumë e largët, as 3 vjet, kur gjërat nuk ishin kështu.

Atëherë Lulzim Basha konsiderohej nga Berisha dhe militantët e tij, si politikani më i suksesshëm në historinë e Shqipërisë, që futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët. Natyrisht, as atëherë nuk ka qenë engjëll, e as tani nuk është djall.

Por kjo video tregon hipokrizinë e një njeriu, Sali Berishës, që tallet aq rëndshëm me demokratët, sa nuk i bën përshtypje. Bëhet fjalë për një deklaratë të Sali Berishës në studion e gazetarit të televizionit të familjes Syri Tv, Çim Peka.

Dhe për çudi, ka shumë që nuk ia marrin për të madhe këtë talljen. Madje as Sonila me shokë, që u revoltuan për fjalimin e një të riu anonim nga Lushnja që ngrinte në qiell qeverisjen socialiste, por nuk iu bën përshtypje kjo tallje e rëndëshme e Saliut me ta./Tema
 

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?