Sali Berisha ka paralajmëruar për një lëvizje të fuqishme dhe për organizim të protestave pas humbjes edhe në zgjedhjet e Kukësit. Berisha ka refuzuar të pranojë se në Kukës u zhvilluan protesta të ndershme.
“Thirrje ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson nuk shpreh vullnetin tuaj, por të atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votës.
PD qëndron fuqishëm e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Evropës”, tha Berisha.
Berisha komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 14 majit, duke thene se kushdo qe e lexon ate raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet.
“Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar, vota e kontrolluar është vota e diktaturave, e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar është de fakto në vdekje klinike.
Raporti konstaton se për kontrollin e votës u përdoren mjetet më të paligjshme, u përdoren mjete që dhunuan kodin zgjedhor, kushtetutën, standardet e zgjedhjeve të lira dhe kodin e Venecias.
Makinerisë së frikës dhe presionit i priu kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj qytetarëve në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.
Raporti tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata se aplikacioni aktivist dhe terroristet e kuq të votës me petkun e patronazhistit bënë gjithçka për të diktuar vullnetin qytetarëve shqiptarë.
Cilido që lexon me vëmendje këtë raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtete elektorale”, u shpreh ish kryeministri.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Një minutë heshtje për policin e vrarë në Banjskë! PS propozon pr.rezolutë për Kosovën! Hasani: Sulmi, tentativë për destabilizim
G.MO//ReportTv.al