'Sali Berishës ia kemi shpëtuar jetën 3 herë' Ahmet Tufa në 'Esencë' kujton 1997: Në Tropojë, shpëtuam rrogat e pensionet që bandat donin të na i vidhnin

2 Dhjetor 2023, 07:40| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 07:49

  • Share

Ahmet Tufa, ish i përndjekur politik, që dikur krijoi organizatën politike “Dora e Hekurt’’ tregon për emisionin ‘Esencë’ në Report Tv, ditët e vështira të jetës së tij as më pak e as më shumë në vitet që i vijnë rrotull vitit të ”mbarë” 1997.

“Demokracinë shqiptare e kapën ata që ishin në pushtet” thotë Ahmet Tufa duke kujtuar si u emërua në polici.

" Në vitin 1997 me pasoja shumë të rënda nga e shkuara ime dhe vuajtja në burgje, më emëruan në policinë e gatshme, në gardë. Kam qenë edhe zëvendës komandant, gjithashtu edhe shef i shtabit të batalionit. Ishte koha ku kudo kërkohej ndihmë"

Më poshtë janë disa fakte nga intervista e Ahmet Tufës dhënë përballë Eljan Taninit në Emisionin 'Esencë' mbrëmë në Report Tv.

U mblodhëm të gjithë poshtë shtëpisë së tij. Jeta e Berishës dhe e familjes së tij ishte në rrezik. Ne i shpëtuam. 

Në Elbasan kishte mal me njerëz kundër Berishës. Policit tim bandat i kishin prerë këmbën nga plumbat. Policit tim tjetër, një grua e ftoi pranë dhe i qëlloi në gjoks. Por ai nuk vdiq.

1997, përpara Presidencës ishin mbledhur bandat që shtinin drejt ndërtesës. Ne bëmë më të mirën e mundshme.
 

Në Tropojë, shpëtuam rrogat dhe pensionet sepse bandat donin të na i vidhnin ato para që ne sollëm atje nga banka e Tiranës

Ahmet Tufa është një personazh i jashtëzakonshëm në një Shqipëri që po bëhet çdo ditë e më e zakonshme. Për më shumë dhe të gjitha detajet e tjera ndiqni emisionin Esencë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kriminelet ne litar: 02/12/2023 14:51

    Gabim. Do shpetonim nje here e mire nga kjo bishe, nga antishqiptari me i madh e historise.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 02/12/2023 09:49

    Unë kam jetuar në Elbasan në atë kohë.Në Elbasan erdhën forca rezerviste përpara policis me IFA E SVEVORLETA(CISOJ NGA VERIU PËR MIRDITOR E KAM TË SIGURTË) ata marshuan drejt Cërikut.Je edhe në moshë e nuk ke kohë me e la renën.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?