Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Salianji: Basha të largohet! Ndjekja e metodave të Berishës për të përcaktuar pasardhësit në PD rezultoi dështim

13 Mars 2022, 20:25| Përditesimi: 13 Mars 2022, 20:28

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka sulmuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha teksa ai ka mbledhur mbështetësitë e tij në selinë blu, duke thënë se çdo humbës duhet të largohet.

Demokrati tha se as nuk mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij, duke ironizuar faktin se pasi Sali Berisha dhe dorëheqjen pasi humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2013 dhe caktoi pasardhësin e tij, i cili ishte Basha. Salianji shtoi në këtë pikë se kjo “metodë përzgjedhjeje” sjell vetëm dështim.

Lidhur me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit që thelluan krizën brenda PD, deputeti tha se ato nuk i humbën demoktatët, pasi ata dhe elektorati i djathtë e refuzuar Bashën, duke e cilësuar këtë të fundit si problemin e kësaj partie.

“Dorëheqja është akt i ndërgjegjes por dhe normë morale e pashkruar në politikë, çdo humbës largohet dhe as mendon dhe as mund te imagjinohet që humbësi të caktojë se kush do jetë pas tij! Historia na tregoi se përzgjedhja e pasardhësit sjell vetëm dështim!

Zgjedhjet nuk i humbën demokratët, ata dhe elektorati i djathtë refuzuan Lulzim Bashën, shoqëria e braktisi po ashtu!  Për interes të Partisë Demokratike shumica e grupit parlamentar kërkoi dorëheqjen e tij, duke e identifikuar atë si problemin!

Vota ishte kundër tij!”, shkruan ai.

Salianji është pjesë e demokratëve që kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e Bashës, pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme vendore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Salianj Babalja: 14/03/2022 17:08

    Ti mor surrat palaco je i pacipe. Do te ikesh nga pd-ja e te shkosh te foltorja,udhe e mbare te qofte, se ne fakt ti i ke dyert e hapura edhe tek leshelija,qe e keni bere parti familjare,fisnore,fshatareske. Si kusho i agushit, ke te drejten te shqyesh dyert e dhjera te opozites ne cdo krah. Po si e detyron lulushin te bej doreheqje? Se babalen ju te dy e orkestruat, njerez te peshtire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?