Salianji çon raportin e Komisionit për TIMS në SPAK: U ndërhy nga persona të paautorizuar! Pas skandalit Balla e Çuçi ikën, Rrumbullaku u dorëhoq, Muça në arrest

6 Shtator, 14:06| Përditesimi: 6 Shtator, 18:09

  • Share

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka mbyllur punimet, teksa sot (6 Shtator), ka qenë kryetari i tij, deputeti demokrat Ervin Salianji, që doli në konferencë për mediat, ku zbuloi gjetjet e hetimit të kryer dhe seancave të marrjes në pyetje me dyer të mbyllura.

Por në fakt palët kanë dalë me raporte të ndryshme, teksa PS ka një relacion të ndryshëm, edhe pse Salianji tha se socialistët kanë pranuar shkeljet e shumta dhe ndërhyrjet në sistemin TIMS disa herë, e që nuk janë raportuar, por janë zbuluar më pas.

Deputeti deklaroi sot se për ndërhyrjen e personave të paautorizuar në sistemin TIMS në mënyrë të paligjshme kanë qenë në dijeni drejtuesit e lartë, por kanë heshtur, duke mos e raportuar, derisa ishte opozita që e denoncoi dhe ngriti komisionin hetimor.

Salianji akuzoi krerët e lartë të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, zyrtarë të tjerë dhe madje akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas këtij skandali. Ai e shoqëroi këtë me faktin se pothuajse të gjithë personat e gjetur nga hetimet e komisionit dhe hetimet, janë të larguar apo dorëhequr nga detyrat.

Ai përmendi këtu si pasojë e asaj që kishte ndodhur më parë, "largimet e ish-ministrit Blendi Çuçi, ish-ministrit Taulant Balla, dorëheqjen e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit (e cilësoi largim me detyrim), largimin e kreut të AMP, Ardi Veliu, arrestimin dhe më pas vendosjen në masë arresti shtëpiak të ish-drejtorit të IT në Polici, Ervin Muça dhe specialistëve".

"Jo sepse kanë ndërhyrë në sistemin TIMS, por sepse Rama nuk ua fal që nuk arritën ta mbulonin skandalin", u shpreh ai.

Teksa këmbënguli edhe se Duhet të kryhet hetim i plotë nga SPAK. Kemi depozituar të gjitha të dhënat dhe jemi në dispozicion për të cuar në fund këtë hetim

“Ka pasur ndërhyrje të shumta, ka pasur dijeni dhe s’është raportuar. Ndërhyrjet janë bërë me mik, nga 8 persona të paautorizuar dhe të pacertifikuar, një rast i veprimit në grup të strukturuar kriminal, që kanë pasur qëllim për të ndërhyrë në sistemin TIMS”, tha Salianji.

Edhe pse shkeljet ishin evidentuar, deputeti tha se nuk ishte bërë marrja e masave të duhura. Ai theksoi se kanë qenë në dijeni drejtori i përgjithshëm dhe ministri në atë kohë, pasi ishin njoftuar dhe nuk vepruan duke heshtur.

“Por sot të gjithë ia kanë lënë fajin njëri-tjetrit dhe duke e njohur ndërhyrjen e paligjshme ia kanë lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit. Për dy ditë sistemi është lënë i pasigurt dhe është ndërhyrë dhe kjo u faktua gjatë dëshmive dhe mbledhjes së fakteve në komision. Për dy ditë 8 persona bënë çfarë deshën me të dhënat e shqiptarëve dhe të shtetasve të huaj. Në bashkëpunim lejuan edhe persona pa autorizim që të ndërhynin në sistem, duke marrë apo fshirë të dhëna, duke përdorur kodin e një punonjëseje që ishte me leje. Kanë hyrë jashtë orarit zyrtar, natën, me pajisje të jashtme dhe s’kanë hartuar asnjë urdhër apo raport”, tha Salianji ndër të tjera.

Ai vuri në dukje edhe faktin e mbrojtjes së shkelësve pas zbulimit të skandalit, duke thënë se megjithë shkeljet, janë pezulluar vetëm 5 dit dhe janë kthyer normalisht. Madje për Muçën ai u shpreh se pavarësisht se nën hetim dhe në arrest shtëpie dhe nën akuzë, Muça vijon të jetë drejtor të Departamentit të IT-së së Policisë së Shtetit për sistemin TIMS.

“Por kur nuk i pëlqen Edi Ramës, për raste të tilla, vendimet e sistemit gjyqësor nuk njihen dhe personat nën hetim nuk largohen apo shkarkohen”, shtoi ai, duke iu referuar kohës kur PS në opozitë gjente një shkelje në Polici dhe e denonconte.

Ai shtoi se ka pasur edhe ndërhyrje të dytë në sistemin TIMS dhe përsëri është fshehur nga drejtuesit e lartë, madje theksoi se të dhënat e vjedhura nga sistemi TIMS janë hedhur në internet për t’u shitur.

“Asnjë masë ndaj shkelësve, asnjë raportim. Deri shtator të vitit 2022, të dhënat gjendeshin në kanal online dhe mund të bliheshin. Edhe për këtë s’ka pasur hetime penale, administrative deri në këto momente. Edhe drejtuesi i departamenti IT në dëshmi ka deklaruar ndërhyrjet. Edhe PS e ka pranuar se ka pasur shkelje. Rastet janë të pafundme dhe mund të jenë përdorur nga grupe kriminale apo politikanë e persona që mund të jenë në kërkim. Është përdorur manipulimi i të dhënave, fshirje e tyre në sistem apo mosregjistrimit nëpërmjet personave të duhur për të ndërhyrje. Persona të paautorizuar kanë pasur akses në sistemin TIMS pa pasur detyrë apo lidhje me policinë”, tha Salianji.

Më tej ai tha se PS nuk pranoi dhe me shumicë votash mbylli punën e Komisionit, por se raporti i tyre ishte dorëzuar në SPAK dhe se po prisnin hetimin e thelluar të këtij skandali.

“Ndaj ka nevojë për hetim të shpejtë nga struktura antikorrupsion që mos ketë probleme të mëtejshme. Por edhe veprimtaria e SPAK mund të dëmtohet nga ky sistem, pasi çdo person që shpallet kërkim nuk kapet dhe është pothuajse 10 përqind e personave që nuk kapen siç edhe e keni parë e dëgjuar. Aksesi i lirë nga këta persona përbën rrezik të ekspozimit të të dhënave tona dhe të partnerëve të huaj, që mund të përdoren edhe nga shtete jomiqësore me Shqipërinë dhe që kanë rrezik për këtë sistem të rëndësishëm”, shpjegoi deputeti demokrat.

Madje Salianji akuzoi direkt ministrat e Brendshëm dhe drejtorët e Policisë se kanë pasur dijeni dhe madje kanë lejuar zyrtarë policorë për përdorur aksesin për të dhënat e sistemit, duke ia dhënë eksponentëve të krimit, të kërkuarve, për masat e arrestit ndaj tyre, kërkimet, vendime gjyqësore, dosje, automjetet me të cilat lëvizin dhe të tjera.

“Këta shtetas (të kërkuarit) kanë qenë e janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme për të marrë të dhëna nga sistemi, si për të shpëtuar vetë, por edhe sulmuar kundërshtarët, gjurmuar grupet armike kriminale apo zbuluar urdhër-arreste kombëtare e ndërkombëtare. Janë fshirë të dhëna apo nuk janë regjistruar. Duhet hetim i plotë dhe i thellë nga SPAK për këtë rast”, apeloi deputeti.

Dhe në fund, teksa pohoi dërgimin e raportit denoncues të Komisionit në SPAK, ai shigjetoi edhe kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste, duke theksuar se “ky është rasti i përdorimit të zyrtarëve të lartë të shtetit, ku janë shtryllur e stërshtrydhur, keqpërdorur dhe flakur në rrugë”.

Ai i kërkoi prokurorisë që “të verifikohet nëse këto ndërhyrje janë bërë për persona politikë apo me rekorde kriminale”.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/09/2024 18:37

    Shqipria ka mar fund shikoni çuni i Shegēs i ngjirizur nē haurin e lopēs me traktoristin nē njē koh qē Shega ishte e martuar. Pra Salinjani ēshtē kopil e ky kopil bēn pjes nē politikēn wc pd. E çfar mund tē presin Shqiptarēt nga kopili. O vaj me det ooooooooo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?