Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha dhe militantë e tij zhvilluan sot një betejë për të marrë selinë blu, duke shpartalluar dyert e thyer xhamat, ndërsa gjithçka ndodhi teksa Lulzim Basha po zhvillonte mbledhje në katin e dytë të ndërtesës.
Në një lidhje telefonike për Report Tv, deputeti Ervin Salianji foli për dhunë të paimagjinueshme, teksa shtoi se militantët e Berishës plagosën një grua shtatzënë dhe një person tjetër që ishte rëndë.
"Ka njerëz që janë plagosur për shkak të dhunës të paimagjinueshme ndaj demokratëve. Është lajmëruar ambulanca për të marrë një grua shtatzënë dhe një person tjetër që është në gjendje të rëndë", tha ai.
Pavarësisht përpjekjeve të Berishës, sikurse kishte deklaruar, Basha ka vijuar me axhendën e tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, teksa tregoi për Report Tv edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të vijojnë me mbledhjen që mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.
Një reagim për situatën pati edhe deputetja Grida Duma e cila u shpreh se distancohet nga dhuna e Berishës, teksa shtoi se ka ardhur koha që e vjetra të largohet dhe t'u lihet vendi të rinjve.
Një situatë e paprecedentë u regjistrua sot në selinë e PD-së, Ku SalI Berisha me militantët e tij zhvilluan 3 orë 'betejë', por në fund nuk ia arritën qëllimit, të merrnin selinë e PD. Militantët shqyen dyert e jashtme të selisë, por nuk depërtuan më shumë se sa deri te kati i parë për shkak se nuk mundën të shpartallonin dyert e blinduara.
Teksa dhuna po intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën. Policia ka hedhur gaz lotsjellës duke shpërndarë protestuesit. Megjithatë Berisha paralajmëroi se do të ketë të tjera protesta.
Pavarësisht situatës së krijuar nga militantët e Sali Berishës, duket se Lulzim Basha ka vijuar me mbledhjen e lajmëruar me deputetët e anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në një komunikim për Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, i cili tregoi edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të vijojnë me mbledhjen që mund të zgjasë deri në orët e vona të mbrëmjes.
"Ishim duke kryer mbledhje, aktualisht po presim të përfundojë mbledhja sapo të pastrohet salla pasi janë thyer xhamat. Ne do vijojmë me mbledhjen, sipas axhendës. Kjo ka qenë një mbledhje e parashikuar. Besoj se mbledhja do të vijojë deri në orë e vona", tha ai.
Deputetja Grida Duma ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike përmes një live në ‘Facebook’ e cila thotë se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur përmes dialogut. Gruma tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës, ndërsa thotë se ka ardhur koha që e vjetra të largohet dhe t’iu lihet vendi i të rinjve. Ndërsa dha dhe një mesazh për Bashën ‘boll me një të re që kopjon një të vjetër’.
Grida Duma rrëfen momentet brenda në seli ku nuk merrnin dot frymë për shkak të gazit lotsjellës.
“Ata që janë zgjedhur nga populli ata që janë deputete duhet të gjenin mënyrën të diskutonin qetësisht. Është një fatkeqësi për në të gjithë që bëjmë protesta kundër njëri tjetrit. Kërkohet zgjidhje, nuk është çështje godine, është çështje njerëzish që besojnë në kauza reale. Duhet ndëshkuar dhuna. Më vjen keq, ata demokratë janë të keq përdorur. Distancohem nga dhuna e Sali Berishës, është e rëndë nga shkallët të thotë nuk ka dhunë. Kjo nuk është çështje PD, kjo është çështje e gjithë shqiptareve, e vjetra duhet të largohet, boll me një të re që kopjon një të vjetër, boll me një të vjetër që s’di ku e ka vendin në histori dhe duhet ti lëmë vendin të rinjve, unë e para nëse është e nevojshme”, thotë Duma.
Teksa militantët e Sali Berishës rrethuan selinë e PD-së duke shqyer dyert, deputetët demokratë që ishin brenda janë ndjerë jo pak të rrezikuar, ku sikurse shihet edhe në foto, Ervin Salianji ka marrë një shkop në dorë për t'u mbrojtur.
Lum PD-ja Për lulush djalin Që sot Salehu I rrojti ca...
PërgjigjuGjinua eshte bere burre e kjo eshte e pa mohushme. Fakti qe qendroi e nuk ja mbathi siç shpresonte balozi i zi i arthur nga stepat e Viçidolit,e beri ta perballonte situaten ne menyre te sukseseshme,gje qe Saliut ja veshtireson akoma me shume hapesiren e veprimit. Do kete arrestime nga njerzit e tij,do kete presion ligjor mbi te,do kete akoma me shume presion dhe izolim nga nderkombetaret,dhe Basha gjithashtu akoma me shume mbeshtetje.Sali Berisha sot filloi zyrtarisht tatepjeten drejt fundit te merituar.
PërgjigjuDuma karakurva e shqiperise, ,,,,si mbahet ne parti nje lavire e tille..ptu.ptu.ptu.
Përgjigju