Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji teksa po diskutohet për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkëmbim informacioni i kërkoi, ministrit të Brendshëm se pse nuk ka një marrëveshje për ekstradimin e kriminelëve nga Dubai në Shqipëri.
‘Porositësit e vërtetë të vrasjeve ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kërkoni që të lehtësohen proceduarat për ekstradimin e kriminelëve shqiptarë. Marrëveshjen e kanë kërkuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka njeri që nuk e di në Shqipëri që urdhëruesit krerët e krimit ët organizuar e ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal në Dubai. Qeveria po kërkon që t’u japë një parajsë të sigurt. Një bandë rri në lokal banda tjetër rri përball dhe vijnë i vrasin këtu. Cili është qëllimi i qeverisë shqiptare. Këmbim informacioni vetëm. E njëjta gjë dhe me marrëveshjen edhe Mbretërinë e Bashkuar.’- tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet
M.Q.//ReportTv.al