Kronikë

‘Babalja’/ 9 muaj në burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji fiton lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit! Ish-deputeti: Dënim politik (VIDEO)

8 Korrik, 08:03| Përditesimi: 8 Korrik, 19:43

  • Share

284 ditë burg bëri Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, që u dënua për kallëzim të rremë, si fabrikues i dosjes “Babalja”. Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi ka kryer 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1-vit shtatorin e kaluar.

Ish-deputeti dhe një prej drejtuesve kryesorë të Partisë Demokratike mbërriti i veshur me kostum dhe me një bllok në dorë në seancën e fundit të tij në gjykatë, i shoqëruar nga 5 policë në furgonin e drejtorisë së burgjeve. 

Jashtë ambienteve të gjykatës e prisnin drejtues të tjerë të PD në Fier. Seanca zgjati më pak se një orë, ndërsa trupit gjykues iu deshën vetëm pak minuta për të marrë vendimin. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e Salianjit, ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit. Dakordësinë për lirimin e dha edhe vetë organi i akuzës.

Lajmin e mirë e ‘festoi’ me dy gishtat, ndërsa që rikthimin në politikën aktive do ta ketë prioritet e konfirmoi që në sekondat e para pas rifitimit të lirisë. "Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD", tha ai i buzëqeshur ndërsa doli nga Gjykata e Fierit. 

Një “element minimal drejtësie” e cilësoi avokati Ledio Braho, që procesin e quajti sërish politik.

“Më në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur”, tha Braho.

Disa mbështetës e pritën ndërsa doli nga burgu i Fierit, nga ku dënimin e tij e cilësoi politik, edhe pse u dënua për inskenim të audios. Salianji tha se ditët e tij në burg kanë qenë frymëzim për demokratët, duke shtuar se u dënua politikisht me qëllim që ta largonin nga beteja zgjedhore e 11 majit.

"Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në cdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar", tha Salianji. 

Për muajt e lirimit me kusht ish-deputetit do t’i duhet të ketë kontakte me Shërbimin e Provës, ndërsa kusht është të mos kryejë vepër tjetër penale.

Me dënimin me 1 vit burg, Ervin Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura. Sipas ligjit të dekriminalizimit ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike për të paktën 5 vite pas mbylljes së dënimit, pra deri në vitin 2030 kur konsiderohet i rehabilituar.

Ora 19:42
Blushi: Lirimi i Salianjit akt i vonuar, u burgos me urdhër të Ramës

Partia e Lirisë përmes sekretarit të Përgjithshëm, Tedi Blushit ka reaguar për lirimin e Ervin Salianjit nga qelia. Blushi tha në një deklaratë për mediat, se lirimi i Salianjit ishte i vonuar, ndërsa akuzoi se u burgos me urdhër të Ramës.

“Partia e Lirisë përshëndet lirimin nga burgu të ish-deputetit zemërluan demokrat, Ervin Salianji, një akt shumë i vonuar, që nuk mund të fshijë aspak agresionin kriminal politik dhe moral që i është bërë jo vetëm një zëri të fuqishëm opozitar, por edhe vetë demokracisë dhe pluralizmit politik.

Burgosja e Salianjit ishte një akt i pashembullt në historinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, sepse një denoncues i fuqishëm i korrupsionit dhe inkriminimit qeveritar u dënua, u persekutua dhe u burgos për faktin e vetëm se ekspozoi botërisht një të vërtetë për vëllain trafikant të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, autorin e shkatërrimit të reformës në drejtësi, të kapjes dhe të shndërrimit të saj në Ramaformë.

Vetëm në një regjim autokratik ndodh që krimi të mbrohet dhe denoncuesi të burgoset! Burgosja e Salianjit ishte një kalkulim i neveritshëm elektoral nga Edi Rama dhe veglat e tij në drejtësi. Sepse Edi Rama nuk mund ta përballonte dot fuqinë politike dhe elektorale të një deputeti të votuar nga populli, si në Korçë ashtu edhe në Kavajë – ku humbja u manipulua vetëm nga kutitë e votimit në burgun e Rrogozhinës.

Sot, akti i lirimit të Ervin Salianjit është një dorëzim i heshtur i sistemit përballë forcës së opinionit publik dhe së drejtës, që sado që të zvarritet apo të pengohet, gjithmonë do të triumfojë. Drejtësia gjoja e re në Shqipëri vazhdon të jetë absolutisht thjesht dhe vetëm një drejtësi me regjinë politike të Edi Ramës. Një drejtësi që merr urdhra politikë nga zyrat e pushtetit, që shantazhon, kërcënon, ndëshkon, arreston dhe burgos politikisht kundërshtarët politikë, ndërsa afërmendsh hesht, mbyll sytë e nuk hap asnjë dosje për Edi Ramën dhe klientët e tij”, tha Blushi.

Ora 15:38
Inskenoi audio-përgjimin, lirohet Salianji: Nuk u dënova se vodha gjë! Ditët e mia në burg, burim frymëzimi për demokratët

 

Ish- deputeti demokrat Ervin Salianji, pasi ka dal nga ambientet e qelisë në burgun e Fierit në një prononcim për media, tha se burgosja e tij ishte politike.

Salianji u shpreh se ditët e tij në burg janë burim frymëzimi për demokratët. 

Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në cdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar. Unë do të shkoj që të falenderojë një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD për ti falënderuar për rezistencën. Unë do të vijoj betejën në Strasburg. Burgu si urohet as asmit, por sot kam një program tjetër dhe e ndjejë që  Shqipërinë e ka dobësuar më shumë, për ata që kanë qenë të pavëmendshëm unë s’kam bërë burg për vjedhje, por arsye politike’, tha ai.

Ora 15:30
VIDEO/ Fitoi lirinë me kusht, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji del nga qelia

 

Ish-deputeti demokrat Ervion Sallianji ka lënë ambientet e qelisë së Fierit, pasi fitoi lirinë me kusht.

Ora 15:06
Gjykata e liroi, deputetë dhe mbështetës të PD-së presin para derës së Burgut të Fierit daljen e Ervin Salianjit (VIDEO)

 

Demokratët dhe mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji janë mbledhur sot pas vendimit të Gjykatës së Fierit për ta liruar me kusht pas 9 muajve burg, para Burgut të Fierit.

Mes tyre edhe deputeti i qarkut Fier, Luan Baçi, krerë të strukturave të PD-së dhe qytetarë.

Pas kryerjes së procedurave të rastit, ish-deputeti pritet të dalë nga dera e madhe e burgut për të dalë i lirë.

Ora 12:19
Lirohet me kusht Salianji, avokati Braho: Më në fund një element minimal drejtësie, ishte dënim politik

 

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin Salianjit.

Avokati i ish-deputetit deklaroi se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.

“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik. “, u shpreh Braho.

Ora 12:15
Ervin Salianji fiton lirinë: Në orën 17:00 konferencë në PD

 

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht. Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.

Ora 11:10
Kërkon lirimin me kusht, momenti kur Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet e momentit kur ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji mbërrin në gjykatën e Fierit. Salianji kërkon lirimin me kusht.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grida: 08/07/2025 16:21

    Bukuroshi Im SA te shkojn floket QE mbolle ne burg

    Përgjigju
  • Tatjana: 08/07/2025 16:06

    Ky nuk eshte i burgosur politik por nje mashtrues qe merrej me cdo pisllek kur ishte deputet. Na dolen gjithe politikanet qe kane bere pislleqe te burgosur politike. Lirimin e tij sot e ben ligji pasi kur jeten 2/3 e denimit mund te lirohesh.

    Përgjigju
  • Lenti: 08/07/2025 15:15

    Tani qe.mori "popullaritet" nga burgu, nuk e ka me te gjate: Do ta kullufisi Saliu megjithe pupla. Iku dhe Salianji per shele.

    Përgjigju
  • Vasili: 08/07/2025 12:41

    Avokat mbaj vendin e avokatit!Avokat bën punen qëtë takon dhe jo politiken seka kush e bo! Nuk ka qënë politik por i burgosur mashtrues,shpifës.

    Përgjigju
  • Zxcvbn: 08/07/2025 08:24

    Jo jo mos e nxirrni ket shpifesire aty ne burg te rri zagari

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 08/07/2025 13:02

      Drejtesia e leshit , mos I hengshi parate qe merni nga taksapaguesit shqiptar .O dum duman liroje karrigen es nuk te takon ,

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?