Tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë për ‘dosjen Babale’, Ervin Salianji është liruar nga qelia. Vendimi u dha sot në gjykatën e Fierit, ku trupa gjykuese vendosi në favor të lirimit me kusht të ish-deputetit të PD, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli,ndërsa edhe prokuroria dha dakordësinë.
I pranishëm në seancë ishte edhe vetë ish-deputeti. Salianji do të lirohet sot, por u shoqërua në burg deri në pritje të ekzekutimit të vendimit të gjykatës. Pasi doli nga seanca, Salianji u shfaq i buzëqeshur për gazetarët, por tha se do të mbajë një konferencë në 17:00 nga selia e PD. Avokati Ledio Braho e përshkroi vendimin si një “element minimal drejtësie” në gjithë procesin që e cilësoi si politik.
“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik.“, u shpreh Braho.
Me 26 shtator 2024, ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Ai e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.
Salianji u dënua për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.
Lajm ne perditesim...
Demokratët dhe mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji janë mbledhur sot pas vendimit të Gjykatës së Fierit për ta liruar me kusht pas 9 muajve burg, para Burgut të Fierit.
Mes tyre edhe deputeti i qarkut Fier, Luan Baçi, krerë të strukturave të PD-së dhe qytetarë.
Pas kryerjes së procedurave të rastit, ish-deputeti pritet të dalë nga dera e madhe e burgut për të dalë i lirë.
Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin Salianjit.
Avokati i ish-deputetit deklaroi se më në fund pati një element drejtësie për Salianjin, duke shtuar se dënimi i tij ishte politik. Sipas procedurave, ai tha se lirohet brenda ditës.
“Më në në fund pati një element minimal drejtësie për te. I gjithë procesi sipas mendimit tim është krejtësisht i padrejtë, ishte dënim politik por sot arritëm të shkurtonim më pak se dy muaj e gjysmë nga dënimi i mbetur. Procedurat janë që duhet të lirohet brenda ditës së sotme. Salianji sqaroi se beteja e tij ka qenë për interesin publik. “, u shpreh Braho.
Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht. Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë, Salianji tha “Do jem në konferencë në orën 17:00 në PD”.
Report Tv sjell pamjet e momentit kur ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji mbërrin në gjykatën e Fierit. Salianji kërkon lirimin me kusht.
Komente

Avokat mbaj vendin e avokatit!Avokat bën punen qëtë takon dhe jo politiken seka kush e bo! Nuk ka qënë politik por i burgosur mashtrues,shpifës.
PërgjigjuJo jo mos e nxirrni ket shpifesire aty ne burg te rri zagari
PërgjigjuDrejtesia e leshit , mos I hengshi parate qe merni nga taksapaguesit shqiptar .O dum duman liroje karrigen es nuk te takon ,