Politikë

Salianji merret i pandehur për çështjen 'Babale', PD: Vendim politik i Edi Ramës

6 Mars 2019, 17:39| Përditesimi: 6 Mars 2019, 18:00

  • Share

Partia Demokratike e ka quajtur marrjen e Ervin Salianjit si të pandehur për çështjen Babale si një vendim politik të Edi Ramës, të cilin ai e kishte paralajmëruar më herët. PD thotë se nuk u zhgënjye nga vendimi i Prokurorisë ku si i akuzuar u mor denoncuesi dhe ai që bën krimin dhe për sa kohë të jetë Edi Rama në qeveri drejtësia i ka duart e lidhura. 

Deklarata e plotë:

Prokuroria nuk zhgënjeu dhe sot, kur zyrtarizoi vendimin politik të Edi Ramës për marrjen të pandehur të Ervin Salianjit. Asnjë surprizë nuk ka në këtë vendim, ku I akuzuar është denoncuesi dhe jo ai që bën krimin.

Denoncimi i Partisë Demokratike faktoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe mbështetjen që i siguronte ai nga funksioni publik. Falë këtij denoncimi:

* Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, nuk vazhdon të merret më trafik droge, por është në burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

* Fatmir Xhafaj u shkarkua si Ministër i Brendshëm, duke mos përdorur më pushtetin e tij politik për të favorizuar të vëllain në trafik droge.

* Taulant Balla dhe Ardi Veliu u faktuan si manipulatorët e çeshtjes, duke fabrikuar prova e dëshmitarë, me qëllimin e vetëm mbojtjen e Ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tj trafikant droge.

Vendimi politik i Prokurorisë është paralajmëruar nga Edi Rama që ditën e parë të zbulimit të skandalit nga Partia Demokratike. Akti i sotëm dëshmoi, edhe njëherë se, përsa kohë Edi Rama të jetë në Qeveri, drejtësia i ka duart e lidhura dhe krimi i organizuar do të jëtë I paprekshëm.

Edi Rama dhe prokuroria e tij politike nuk do t’ia mbyllin dot gojën opozitës! Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo aferë që provon se Qeveria Rama është produkt dhe peng i krimit të organizuar.

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me denoncimin e audiopergjimit të njohur me emrin Babale, ndërsa ditën e premte do të paraqitet në prokurori për t'u njohur zyrtarisht me akuzën që është ngritur kundër tij.

Komento

Komente

  • jeton kallojer 50 vjeçar gjoleka: 07/03/2019 14:36

    Guten brënda qelbësirën se aty e ka vëndin. E kur të dali nga burg të di të sollte.

    Përgjigju
  • dulja: 07/03/2019 05:26

    ju te PDS kure ju preket interesi na qenka vendim politike ,po cfare rrace dolete kshu more plera po nuke e montuate ju kriminelet e kombite

    Përgjigju
  • agim: 06/03/2019 19:33

    Po vjedhjen e rruges se kombit mbi 250 miljon dollar kush e mbylli

    Përgjigju
  • Roni: 06/03/2019 19:04

    U bere ti more djale llafazan te merresh me pune te flliqura.ti je shume bastarde.legen ne burg.

    Përgjigju
  • Vlora: 06/03/2019 18:35

    Ik ore legen pis djale... u bere deput ti ... pisa e pd

    Përgjigju
  • Grids: 06/03/2019 17:53

    Do vi dhe une me ty Nga goja jam brisk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?