Salianji në Report Tv: Nuk kemi hequr dorë nga vettingu i politikanëve, ndonëse mungon vullneti nga ana e PS-së! Do propozojmë një hartë të re territoriale

14 Shkurt 2022, 17:57| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 20:37

  • Share

TIRANË- Në seancën e kaluar të Kuvendit, me voton që opozita dha për zgjatjen e afateve të vettingut përfitoi ngritjen e Komisionit Zgjedhor dhe atij Territorial, por Partia Demokratike nuk është mjaftuar me kaq. Deputeti Demokrat, Ervin Salianji në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, tha se do këmbëngulin për vettingun e politikanëve, ndonëse Partia Socialiste nuk ka shprehur vullnetin e duhur për ta vazhduar këtë nismë.

“Nuk ka marrë vëmendjen e duhur, vetëm javën e kaluar ka pasur dy seanca dëgjimore me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe botës akademike në lidhje me propozimin tonë. Ka pasur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit të përbashkët me Komisionin e ligjit për të dëgjuar për këtë propozim. mbledh. Ka një mungesë vullneti nga ana e PS për ta bërë, por do bënte ndarjen e personave të korruptuar nga personat e pastër, për ndarjen e politikanëve nga ata që kanë lidhje me krimin dhe ata që nuk kanë”, tha Salianji në Report TV.

Salianji hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka pasur asnjë këmbim mes PD dhe PS për zgjatjen e afateve të vettingut që opozita të merrte ngritjen e Komisioneve Zgjedhor e Territorial. Deputeti tha se zgjatja e afateve të vettingut është një kusht për integrimin Europian dhe se PD nuk do të bëhet një pengesë.

Me ngritjen e dy komisioneve, Salianji tha se do të propozojnë një hartë të re territoriale që do të ketë në fokus afrimin e shërbimeve për qytetarët.

“Nuk ka pasur asnjë dilemë PD për ta votuar vettingun. Nëse do bëhet me ONM apo do bëhej pa ta nga KLGJ dhe KLP. Ne votuam që ky proces, që ka lënë më shumë se 300 gjyqtar pa votuar, nuk i kanë futur se do përjashtohen nga sistemi, i kemi dhënë mundësinë që të hetohen deri në fund. Ishte kusht për të çelur negociatat, opozita dhe PD nuk bëhet kurrë pengesë për këtë.

Nuk ka qenë një këmbim, Reforma Territoriale dhe Zgjedhore janë propozime që në fund të tetorit, janë shqetësime jo vetëm të PD por edhe të qytetarëve. Ne propozimin tonë do ta nisim nga përmirësimi i cilësisë së shërbime, kjo sjell edhe një hartë të re, një propozim të ri për të pasur mundësinë që gjithë qytetarët t’i kenë shërbimet sa më afër, mirëmenaxhim të burimeve financiare dhe njerëzore në çdo bashki”, u shpreh Salinaji.

Ndalur tek zgjedhjet e 6 marsit, Salianji tha se çdo votë që shkon për kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ është një votë për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ndërsa theksoi se PD ka zbritur në terren me qëllimin e vetëm, për të fituar këto zgjedhje.

“Ka vetëm një PD, çdo parti tjetër është parti që bëhet për interesat e atyre që e krijojnë, por nuk ka lidhje me demokratët. Çdo votë për ta kthehet në një votë për Edi Ramën. (...) Ky është moment për të punuar që të fitojmë zgjedhjet. Objektivi është që të fitojmë zgjedhjet. Duket që interesi i tyre është të nxjerrin Ramën fitues. Ky është interesi i foltoristëve, apo atyre që kandidojnë nën LSI”, tha ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?