Hysen Kadiu dhe Ervin Salianji

Politikë

Salianji nis 'fushatën brenda PD' me kandidatin më të votuar të Primareve, që u përjashtua nga Berisha

10 Korrik, 22:01| Përditesimi: 10 Korrik, 22:04

  • Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar në rrjete sociale një foto me kreun e PD në Kavajë, Hysen Kadiu.

Salianji shprehet se kur i shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën, shpërblehesh me votë si i pari.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji thekson se Hysen Kadiu është i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik.

"Kur ju shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën politike të shpërblehetsh me votë si i pari.

Hysen Kadiu i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik", shkruan Salianji.

Kujtojmë që Kadiu në garën e Primareve, u shpall si kandidati më i votuar në Qarkun e Tiranës.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk u kandidua në listën e mbyllur për zgjedhjet e 11 majit nga Sali Berisha.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?