Reforma Zgjedhore/ Salianji: Nuk ulemi në tryezë me Ramën e Opozitën e re (VIDEO)

8 Korrik 2020, 19:49| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 21:34

  • Share

Partia Demokratike nuk do të ulet në tryezë as me kryeministrin e as me opozitën e re madje nuk ka ndërmend të lëshojë pe për të pranuar kërkesat për hapje të listave apo heqjen e koalicioneve parazgjedhore në këmbim të votave për miratimin e "Zgjedhores".

Këtë e konfirmon për Report Tv, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji.

"Ky nuk është një pazar, rregullat e lojës nuk janë çështje pazari dhe nuk janë çështje që më jep dicka që të të jap dicka. Është një çështje standarde që duhet të jetë e garantuar nga qeveria dhe përgjegjëse është qeveria që gjithë spektri politik ësht% dakordësuar dhe ka arritur një marrëveshje. Edi Rama thotë uluni prapë me Edi Ramën, nuk ka sens", thotë Salianji.

Ndonëse selia blu nuk është shprehur kundër listave të hapura, Salianji argumenton pse në këto momente kërkesa e opozitës parlamentare nuk mund të merret parasysh. Sipas tij, ndryshimi i sistemit nuk mund të ndodhë disa muaj para zgjedhjeve parlamentare.

"Nuk mund të bëhet në këtë moment pa kaluar tek qytetarët sepse ka teknikalitete që nuk mund të kalojë 7 muaj para zgjedhjeve, mënyra se si do të zgjidhen, votimi elektronik për të pasur një listë të gjatë të kandidatëve, nëse do të jenë propocional rajonal apo proporcional kombëtar. Të gjitha këto elementë nuk të çojnë edhe nga ana teknike për të realizuar një proces të hapjes së listave", thotë Salianji.

Shpresat për të hedhur poshtë legjitimitetin e 30 Qershorit i mban te Gjykata Kushtetuese, e cila shpreson të ngrihet para prillit të vitit 2021, periudhë në të cilën duket se palët kanë rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Deri atëherë, ish-deputeti i PD shpreson të jenë zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SALIBAJGA: 09/07/2020 08:51

    O SALIBAJGA TI JE KART E DJEGUR SE JE NJË MONSTËR. KUSH PO PYT SE ULESH TI APO SULESH TI PËR ZGJEDHJE. PARTIA ANTISHQIPTARE PARTIA WC PD NUK FITON KURR MË NË KTË JET O PALAÇO CIRKU.

    Përgjigju
  • Turi: 09/07/2020 00:21

    Po ci duhesh ti tryezes

    Përgjigju
  • Zizu: 09/07/2020 00:00

    Ulu ne tryeze me Babalen.

    Përgjigju
  • Haha: 08/07/2020 23:04

    I biri Sheges i ngjizuer ne haur te lopeve... prit haher nga ky birbo ... ptu rrace mu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?