VIDEO/ Salianji publikon fjalën e Ramës gjatë vitit 2013: Dikur fajësonte qeverinë, sot thotë se s’ka qeveri që ndalon largimin e shqiptarëve

8 Nëntor 2022, 15:32| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 16:11

  • Share

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka postuar sot në facebook-un e tij një video të kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit shfaqet në një fjalim të vitit 2013 dhe flet për largimet masive të shqiptarëve nga vendi.

Salianji shkruan se ndërkohë që kur ishte në opozitë, Rama fajësonte qeverinë për largimet masive të shqiptarëve, tashmë thoshte se asnjë qeveri nuk i ndalonte dot qytetarët të largoheshin.

“Dje në opozitë Rama mbante përgjegjëse qeverinë, tani nga Kamza thotë që ska qeveri që i mban dot shqiptarët të largohen.  E verteta është që qeveria e tij po i largon qytetarët, po ju pamundëson jetesën në Shqipëri.  Duhet përzënë Rama që të rrinë qytetarët!”- shkruan Salianji.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri, Edi Rama në një takim me të rinjtë e Kamzës tha se largimi i shqiptarëve nuk ishte faj i qeverisë duke deklaruar se asnjë politikan mund t’u mbyllte qytetarëve portat.

 

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ana: 12/11/2022 18:48

    akoma nuk po e vuan denimin ky fshatari ? Do e kishte mbaruar tani.

    Përgjigju
  • genti: 11/11/2022 20:57

    po ku mbajnë pergjegjesi piktori ,doktori ,lul turisti dhe shtangisti per ato qe thone ......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?