Politikë

Salianji takim në Korçë, simpatizantët e PD-së me makina: Kemi armët së bashku për të larguar këtë qeveri sa më parë (VIDEO)

8 Dhjetor 2020, 17:35| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 21:23

  • Share

Pavarësisht se ishte skualifikuar nga lista e komisionit për deputetë, Ervin Salianji vijon të zhvillojë takime me simpatizantë të PD-së.

Këtë të martë në kuadër dhe të ditës së rinisë, 8-dhjetori, Salianji ishte në Korçë ku ka zhvilluar një takim me disa simpatizantë pranë stadiumit të skuadrës së Skënderbeut.

Mbështetësit e PD-së kishin ardhur të gjithë me makina duke respektuar dhe masat e distancimit social.

Salianji shprehet se PD po u jep qytetarëve një alternativë për ata të cilët presin reagim dhe sakrificë.

“Është i jashtëzakonshëm ky komunikim në një formë ndryshe, duke respektuar të gjithë rregullat e pandemisë por duke kërkuar dhe duke vendosur në plan lëvizjen, qëndresën dhe guximin e çdo të riu. Jo vetëm për të përkujtuar këtë datë të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, por edhe për të përcjellë një mesazh që të rinjtë e sotëm, që qytetarët e sotëm anëembanë vendit presin reagim, presin sakrificë dhe ne po jua japim atë në mënyrë të përditshme. Largimi i qytetarëve dhe shfryrja e dufit duke u larguar nga ky vend janë armët e vetme që ka kjo qeveri sot. Armët që ne kemi sot së bashku me, janë armë të guximit dhe armë të qëndresës për të larguar një orë e më parë një qeveri e cila po i pi gjaku qytetarëve shqiptarë vetëm për të majmur dhe shëndoshur një grusht njerëzish” – tha Salianji.

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jar Nishani: 09/12/2020 06:48

    Po ky,çdo ky neper mitingje?Ky eshte i shkarkuar si kandidat per deputet nga Pd-ja.

    Përgjigju
  • Qytetar: 09/12/2020 03:09

    Vote per Ramen groposje per shqipetaret

    Përgjigju
  • Iris: 09/12/2020 02:24

    Bravo PD,kesaj rradhe keni dhene shembullin e duhur se si veprohet ne grupime ne keto kohet e Covidit.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/12/2020 00:03

    Pupu me shkerdhata si Salianji do vije PD ne pushtet?

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/12/2020 00:00

    O i biri Sheges po ti je ngjizur ne haur te lopeve o panxhar sheqeri. Shko beji nonje lavazh Grida Sumrs e lere rinine...po pushti pusht mbetet

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/12/2020 21:51

    Kështu është kur e ke SPAK-n në gjurmë, këtë e ka kapur depresioni sepse do thirret shumë shpejt nga drejtësia e re!!!

    Përgjigju
  • Akrepi: 08/12/2020 21:15

    O salinjan po ti je kart e djegur o salinjan babalja. Ti çfar kujton se populli Shqiptar jan budallenj e ti japin vot partis tënde paçavure o salinjani

    Përgjigju
  • liku: 08/12/2020 19:28

    Ik ore torollak se nuk behet shteti me rrugace dhe hajdut

    Përgjigju
  • Lexuesi: 08/12/2020 19:01

    Babalja sa pafytyrësi.. Ptuu si ske turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?