Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, deputeti i PD Ervin Salinaji ka kërkuar që në rend të ditës të ishte situata e shkaktuar nga përmbytjet. Në fjalën e tij shprehet se banorët kërkojnë ndihmë shtetërore ndërsa drejtorët vijnë vërdallë dhe nuk i ndihmojnë.
Për projektligjin, thotë se po bëhen letra kot pasi sekretet shtetërore kanë rënë në duart e hakerave të një vendi armik.
“Çfarë bëjmë letra kot për mbrojtje të informacionit të klasifikuar kur të gjithë sekretet shtetërore i kanë iranianët. E pyetëm drejtuesin e SHISH, tha s’ka rrjedhje, dolën të gjithë email-et e drejtuesit e SHISH. Kjo qeverisje ka arritur për herë të parë sekretin më të madh që përpiqet të ruajë cdo njeri sado i poshtër të ruajë, që është vjedhja. Po vjedh hapur ai. Ne s’mund të bëjmë kot sikur po bëjmë diskutime dhe duhet ta nisnim nga përmbytjet. Tani vijnë drejtorat vërdallë kot. Banorët thonë nuk kemi mbështetje shtetërore”, tha Salianji.
Më pas, Salianji u shpreh se mbledhja duhet të mbyllet pasi drejtuesi ka ende nevojë për kohë që të përgatitet në lidhje me disa nene të projektligjit.
“Drejtori që ka ardhur për këtë projektligj thotë dua kohë për propozime. Pse vazhdon mbledhja? Ta mbyllim dhe vijmë herë tjetër kur të jetë drejtuesi i përgatitur. Pastaj diskutojmë sërish nga fillimi. Herën tjetër të diskutojmë se informacionet kanë rrjedhur, a ka vlerë ky ligj tani? Ne bëjmë ligje këtu, diskutojmë, jemi mbledhur 3-4 herë dhe në fund të ditës një pjesë e informacionit të klasifikuar është në duar të vendeve armike. Harxhojmë para kot”, tha Salianji.
Në përfundim të mbledhje, Kryetari i Komisionit, Nasip Naço u shpreh se nenet që nuk u votuan sot, do të diskutohen bashkë me përfaqësuesit e DSIK për t’i parë dhe hedhur në votim të bashkërenduar me ato që kanë bërë Komisioni i Integrimit dhe i Ligjeve.
Vetem te degjosh emrin e salanjit te siguria imagjino cfar behet ne kete vend qe quhet shqiperi. E cfar te presesh qe shqiperia te bej para??????????????????????? Incredible!!!!!!!
Përgjigju