Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar

26 Qershor, 13:03| Përditesimi: 26 Qershor, 14:38

  • Share

I akuzuar nga mazhoranca se po bën shfaqje  mediatike me komisionin e TIMS, pasi në dëshmitë e marra deri më tani nuk ka asgjë “të llahtarshme” sic I ka cilësuar ai, deputeti Ervin Salianji zbardhi një pjesë të dëshmisë me dyer të mbyllura të  Ervin Muçës, ish-drejtor i IT-së në policinë e shtetit, I arrestuar pasi akuzohet për kopjimin paautorizim të të dhënave të sistemit TIMS.

Muça sipas asaj që ka deklaruar Salianji në Komision ka pranuar se sistemi TIMS mund të jetë përdorur nga persona të grupeve kriminale.

Salianji pyet Ervin Muçën: Ka gjasa që ky sistem të manipulohet dhe të përdoret nga persona të krimit të organizuar?

Muça përgjigjet: Po ka gjasa që të përdoret dhe mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar.

Naco: Personi në fjalë është me masë sigurimi arrest në shtëpi. Mund të thotë ca të dojë, madje edhe dëshmia sipas kodit të procedurës nuk mund ta merrni fare edhe si dëshmi. Mos i merrni për bazë, ti jepni një pjesë opinionit publik.

Salianji ka cituar gjithashtu një pjesë nga raporti i ekipit të Microsoft, I cili thotë se jo të gjitha sistemet e policisë së shtetit janë rikthyer në  funksion pavarësisht mbështetjes nga ndërkombëtarët dhe se ekipi I drejtorëisë  me veprimet apo mos veprimet e tyre kanë fshehur sulmet kibernetiike, rrjedhjen e të dhënave.

Salianji citon : “Të gjitha të dhënat janë një kanal “x”, të gjitha të dhënat e sistemit tims. Jo të gjitha sistemet e policisë së shtetit u rikthyen, pavarësisht se kishin mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Fakt që vërteton se këto sisteme nuk janë monitoruar dhe kryer backup-e asnjëherë, as sipas strandarteve ndërkombëtare e kombëtare, pasi ekipi I drejtorisë ishte I paaftë minimumi të kryente këtë process. Dhe ka bërë veprime okulte , që me veprime  apo mos veprime të tyre kanë fshehur sulme kibernetike  dhe rrjedhjen e të dhënave, kanë favorizuar persona të paautorizuar të policisë së shtetit duke I manipuluar ato procese”, është një ekip i Posacëm i Mikrosoftit që jua ka thënë'

Debatet në komision u ndezën pas mungesës së Drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni e cila nuk u paraqitur të dëshmonte për shkak të angazhimeve të tjera institucionale.

'Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë. Ta shoqërojmë me polici, do të lajmërojmë policinë, do e vëmë në dijeni dhe drejtoresha, që ka punë më të rëndësishme se sa të shkosh në Beograd', tha Salianji.

'Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni', tha deputeti Nasip Naço.

Edhe kjo mbledhje e komisionit të TIMS vijoi me dyer të mbyllura. Këtë herë shkak u bë kërkesa e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbanti, për shkak të informacioneve sensitive që dispononte.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?