Salianji për Report Tv: Basha s'ka zgjidhje tjetër përveç dorëheqjes, të qëndrojë si deputet për kontributin që ne kemi dhënë për të! Agalliu: As ai, as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet

17 Mars 2022, 18:03| Përditesimi: 17 Mars 2022, 19:33

  • Share

TIRANË- Pas humbjes së gjashtë, deputeti demokrat Ervin Salianji thotë për Report Tv se Lulzim Basha nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Salianji u shpreh se Basha duhet të qëndrojë në PD si deputet për hir të investimit që ata kanë dhënë tek kryedemokrati.

"Nuk është ultimatum, e ka kërkuar Basha në mbledhjen e PD, më e mira për PD është dorëheqja e Bashës kështu nuk ka një rrugë tjetër për PD, se shumica  e votuesve opozitarë nuk dolën në votime për shkak të kësaj krize. Një pjesë të votave 'Shtëpia e Lirisë' i ka marrë si votë inati kundër tij.

E mira demokratëve është të dorëhiqet, unë besoj se do shkohet këtu, kur ka humbur legjitimitetin nuk ka asnjë arsye përse të rrijë në detyrë, për më tepër PD u katandis në një gjendje traumatike, forcë e tretë në drejtimin e Bashës. Duhet ta ringremë dhe hapi i parë është që Basha të japë dorëheqjen dhe të japë kontribut si deputet i kësaj force politike për shkak të çdo gjëje që ka investuar PD tek ai", tha Salianji në Report TV.

Salianji ka kometuar edhe deklaratat e Berishës për tu rikthyer në krye të PD-së. Ai thotë se Berisha është i përjashtuar nga grupi parlamentar ndërsa thekson se duhet të tërhiqet për të gjetur një zgjidhje për bashkimin e demokratëve.

"Berisha është i përjashtuar, ka dalë në zgjedhje me një sigël tjetër. Berisha të tërhiqet. Të gjitha hapat do diskutohen dhe do bëhen publike, është e rëndësishme që ne të tentojmë që nëpërmjet forcës së argumentit të shkojmë drejt një zgjidhje. Basha duke qenë se ka të akumuluar humbjen, është konfliktuar me grupin parlamentar, duhet që një grup i caktuar të prodhojë një dokument të vendosen ca parime, që palët mund të afrohen pastaj për të kërkuar pjesën tjetër të foltores", u shpreh Salianji.

Të njëjtin qëndrim mban edhe deputeti Arbi Agalliu, i cili thotë se Basha e ka dorëheqjen në tavolinë. Deputeti demokrat thekson se PD nuk mund të vijë në pushtet as me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bashën.

"Grupi parlamentar janë duke analizuar, kanë kërkuar një hap pas të kreut të PD-së, Bashës së bashku dhe me Berishën që ti hapet një gare të ndershme korrekte mes demokratëve sipas parimit një anëtar një votë për këdo që dëshiron të udhëheqë PD. As Basha as Berisha nuk mund të marrë votën e elektoratit gri për ta rikthyer PD në pushtet. Basha ka thënë ofroj çdo gjë në funksion të bashkimit të demokratëve, dhe dorëheqja është pjesë e kësaj, dorëheqjen e ka në tavolinë por duhet të vlejë si një akt thirrje në mënyrë që të ketë një lloj tërheqje për të vijuar para. Është e pamundur që PD të vijë në pushtet nga Basha dhe Berisha", u shpreh Agalliu në Report Tv.

Kriza e thellë brenda PD dhe revoltimi i deputetëve ndaj Lulzim Bashës duke i kërkuar dorëheqjen lindi pasi PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke mos mundur të marrë asnjërën nga 6 bashkitë.

Intervista e Arbi Agalliut për Report TV

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • marseli: 18/03/2022 15:11

    Duke pare ecurine ne PD doja te beja nje pyetje atyre qe i thone Bashes te jap doreheqen. Po ju a e keni perjashtuar Berishen nga PD vazhdoni si PD dhe jo si foltore.

    Përgjigju
  • goni: 17/03/2022 18:22

    ne fakt pd svjen dot fare ne pushtet se nuk ka mjaftueshem vota mor plak ,basha me saliun jo e jo po as ju qe jeni aty se jeni kufopma politike pa filluar mire akoma

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?