Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën

27 Maj, 16:58| Përditesimi: 27 Maj, 17:08

  • Share

Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të madh, shënohet Izet Haxhia. Dje Izeti u dënua përfundimisht për 21 vjet burg; ndërsa Saliu, pardje, u dënua për të qëndruar prapë në dritaren ‘pranë Hënës’.

Njeriu i parë:

Para se Saliu të drejtohej për në Qytetin Studenti ku do t’u merrte ‘revolucionin’ nga duart studentëve naivë, para se të nisej për atje, në krah kishte Izet Haxhinë. E pastaj gjithë kohës së frikës, shkatërrimit dhe vjedhjes së popullit nga Sali Berisha, Izeti ishte aty.

Si vallë na doli Izeti armik i Berishës?

Saliu e paketoi Izetin, e nisi dhe e strehoi diku në Turqi, në kohën kur Turqinë e njihte jo si anëtare të NATO-s, por si cep të Botës Islamike. Në kohën kur ‘i internuari’ në Turqi kuptoi se po i vinte koha e gjyqit, atëherë nisi të luftojë kundër ‘baba’ Saliut. Izeti do të bëhej i besuari kundër ‘babait’ dhe do të ngjallte kureshtjen te ‘imadh e i vogël’ në vend!. Ky ishte plani, i përbashkët mes Saliut dhe Izetit. Kishte njerëz që e morën si të vërtetë, sikur ‘tenja hyri në barkun e fillesës së PD’. Kushdo e ka të drejtën të jetë naiv në këtë botë; por Sali e Izet e kanë të përbashkët si miqësinë edhe krimin.

Saliu te Izeti ka zgjedhur veten. E pa një ditë studentin nga Tropoja në një korridor të Fakultetit të Mjekësisë, dhe iu bë sikur u ndodh para pasqyrës. Pa veten në moshën e Izetit. Vetëm 24 vjeç, i gjatë, i zbehtë dhe i verdhë si kalli misri,  i pa kultivuar, me ecje si kalë. Që aty vendosi të mos e ndante më ‘kopjen e vet’ Izetin. Shikojeni foton e Saliut në teserën e PPSH në 8 nëntor 1968, si një zhapik,  dhe do të betoheni se është Izeti.

Edhe indicien për ta shtyrë në vrasjen e Azem Hajdarit, Saliu e mori nga ‘besnikëria e Izetit’. Vetëm një herë e qëlloi me grusht Azemin në rrugë, dhe që aty u forcua më shumë besimi i Saliut te Izeti. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Bruksel, kur Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Serreqi, por ai u tërhoq dhe Saliu nuk dha urdhër që ta vriste ministrin. Ishte kohë vrasjesh, kohë e krijuar më së shumti prej këtyre të dy ‘kallinjve të verdhë’; në këtë klimë lulëzuan, u dashuruan, u luftuan, u mbarsën me të njëjtat ndjenja dhe më në fund ‘u ndanë’.

Po kush tha se u ndanë Saliu me Izetin?

Historia e ‘fotokopjes’ mes njerëzve të të njëjtit besim, u krijua në atë epokë urrejtjeje. Që atë ditë nuk e kuptoje dot më cili është origjinali e cili kopja; cili Saliu e cila e bija; cili Saliu e cili Iliri; cili Iliri e cila Mona; cili Saliu në qymez e cili Bardhi armë nën brez…

Kjo është e tëra, kështu ka lindur ‘procesionarja’ helmuese e miliona krimbave që helmon pishat e malit; duke imituar çdo insekt tjetrin.

Hija e parafundit është ajo e Ilirit me Monën; që vetë e quan grua, dashuri, neveri, krahu i djathtë, gishti i…, bashkudhëtarë, mamanë e fëmijëve londinezë. Në kohën e fillesës, kur nuk kishte hyrë botoksi, Mona dhe Iliri në foto duken si dy vëllezër binjakë. A u ndanë sot binjakët?

Përsëri naivët po mendojnë se lufta mes tyre është ndarje. Ata vetë e kishin këtë qëllim; qëllimin që ‘binjakët’ të dukeshin si të ndryshëm: Njëri i pastër si pasqyra, ndërsa tjetri i zi blozë (!). Pastaj i lëshojnë dritë blozës dhe bloza u duket si pasqyrë. Sa korrupsion të tmerrshëm që bënë e sa akuza për vrasje dhe trafiqe, tani po i ndajnë me njëri tjetrin.

Kopja vjen nga dyshja Sali- Izet. Pak më herët ka qenë kopja e dysheve ‘partizan- ballist’ në të njëjtën vëllazëri; dyshja mes vëllezërve njëri ‘Murat e tjetri Nikollë’, mes dyshes në një trup njëri mjek shërbëtor i Enverit e tjetri udhëheqës i anti- Enverizmit; i dyshes dy- seksesh njëri Luli e tjetra Argita por të dy kryetar të PD; në dyshen njëri Ilir e tjetri Bes artisti.

Të gjithë endin kopjen natë e ditë. Ditën që kapen në krim, atëherë ‘luftojnë’ kundër kopjes së tyre. E gjitha bëhet për të ndarë pasurinë e vjedhur në dy kopjet e të njëjtit person.

Kopje, kopje, kopje!, deri në qelizë. TEMA

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?