Sali Berisha

Opinion

Saliu të flasë për krimet e tij në energjetikë

8 Tetor 2021, 18:53| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 19:00

  • Share

Nga Gjirokastra në ‘Foltoren’ e radhës Sali Berisha, kasapi i Tregut Energjetik të Shqipërisë, hodhi akuza ndaj qeverisë. Siç e bën furtunën në gotën, me një egërsi që i buronte nga urrejtja për ata që akuzon, deklaroi:

“Cila krizë?… Është krizë e Edi Ramës dhe ministres së tij që boshatisën kaskadën dhe dalin ju thonë ju do na përpijë kriza.” Por Sali Berisha e di si buka që ha se menaxhimi i kaskadës së Lumit Drin bëhet në një perfeksion teknik nga specialistët e përkushtuar të KESH sha. Koha kur xhahilët e shkencës e të teknikës futnin duart në menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin duket se ka perënduar.

Por koha tuaj ka lënë pasoja të rënda e të përsëritshme viti për vit në sistemin elektro energjetik të vendit. Më në fund Ju e paskeni kuptuar që: “Ky vend..rezervën më të çmuar ka Kaskadën e Drinit. Ajo është rezervë strategjike.”. Pikërisht më këtë deklaratë juve akuzuat vet vehten. Juve vini Kryeministri që vutë dorë dhe cënuat tërësinë e kësaj Kaskade, rezrvë energjetike shumë e çmuar. Kaskada e Drinit është një basen ujor që fillon nga kufiri me Republikën e Maqedonisë së Veriut e deri në bashkimin e Lumit Drin me Lumin Buna dhe bashkë me të deri në derdhjen në Detin Adriatik.

Mëndja djallëzore dhe dora kriminale e Qeverisë tuaj i shkëputi kësaj kaskade pjesën fundor të sajë. Rreth 3 miliardë metër kub ujë që mblidhet në Liqenet Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës ia bëtë dhuratë një kompanie private. Përmes një projekti më shumë komercial e klientelist juve cënuat rëndë kaskadën në aspektin e fuqisë së instaluar, prodhimit të energjisë elektrike dhe e futët në një regjim pune të detyruara për të lëshuar sasinë e ujit në favor të projektit privat!. Jo vetëm kaq, por është humbur edhe lartësia e punës në turbinate e Hec Vau Dejës.

E rëndë, shumë e rëndë dhe kriminale për një qeveri që drejt për së drejti cënon sigurinë energjetike të vendit të vet. Me siguri juve por nuk iua nxë goja të thoni se përveç Kaskadës së Lumit Drin në KESH sha ka qenë inkuadruar Kaskada e Lumit Mat (Hec Ulëz dhe Hec Shkopet) dhe Kaskada e Lumit Bistricë (Hec Bistrica 1 dhe Hec Bistrica 2). Katër hidrocentrale perlë, krenaria e historisë energjetike të vendit. Pa asnjë motiv teknik, ekonomik, nevojë për rehabilitm apo për mirë menaxhim Juve pa iu dridhur qerpike i shitët.

Në menyrë të kundra ligjshme jo vetëm coptuat rëndë tërësinë e KESH sha por cënuat sigurinë enegjetike të të vendit. Më të dy këto operacione ju ulët aftësinë prodhuese ka KESH sha me rreth 1miliardë Kilowatorë në vit. Por e keqja nuk përfundon këtu. Vetë Juve jini inisiatori i goditjes më të rëndë që i është bërë Sistemin Elektroenergjetik të Shqipërisë.

Të gjithë e mabjmë mend opracionin e shëmtuar e korruptiv të privatizimit që i bëtë ish OSHE sha duke e kaluar në duar e ÇEZ-it. E çuat sistemin në kolaps të plotë dhe ish OSHE sha i shkaktuat një dëm të rëndë teknikisht, organizativisht dhe ekonomikisht. Ka edhe të tjera, bile shumë të tjera, por besoj se mjafton kjo që të paktën Juve në vend që të akuzoni bëni mirë t’iu thoni shqiptarëve përse i ratë me top Sistemit Elektroenergjetik Shqiptar.

Veprimet tuaja janë politikisht të gabuara, bërë me shkelje ligjore dhe ka vend për shumë dyshime proceduriale! Mos akuzoni por jepni llogari. Do zoti që të mos vijë ndonjë herë tjetër një mendje dhe dorë kaq djallëzore dhe tërheqij zvarrë sistemin elektroenergjetik shqiptar. Sa për krizën ku, veç faktorëve te tjerë, kontrubues i madh jeni edhe juve ka kush të mendojë. Koha ka provuar se asgjë nuk i është lënë spontaneitetit. Shpresoj dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe me këtë krizë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teli: 10/10/2021 09:29

    Ore ju flisni ne hava. Kater hidrocentralet jane konkrete, nuk kane nevoje per politike e goje te ndyra. Flisni per ato qe thuhen ne shkrim nese dini ndonje gje konkrete. Llafollogjine partiake mbajeni per vehte... Ato hidrocentrale jane shitur per nje cope buke, punonjesit i nxorren ne asistence pa asnje dhimbje por xhepat e shtetareve qe i shiten jne ngrohur, Ju mbrojini e mburrini...Shani ata qe thone te verteten sepse iu vret syte. thuajni ndonje fjale me vend qe ti shkoje problemit, mos u merrni me njerezit apo zakoni i vjeter...Teli

    Përgjigju
  • Rexhi: 09/10/2021 06:06

    Shitja e Heceve Ulez,Shkopet,Bistrica 1 dhe 2 te Kurum, ka qene nje gabim strategjik dhe nje krim i madh per ekonomine popullore (taksapaguese). Shpresoj shume, qe nje dite te rishikohet nga SPAK.

    Përgjigju
  • Edi: 08/10/2021 21:40

    O palle ti po flet dhe spo di cfare thua? Cfare lidhje ka kriza energjitike ne me shiperine? Ne skemi tece me gas dhe nese dhe kontratat duhet te ishein 1 vit perpara?

    Përgjigju
    • Poli: 09/10/2021 02:34

      Po lere o lale. Ky eshte nga te Gjinushit, xhakete e vjeter. Enverin, Ramizin, Saliun, Meten, Fatosin e tani Edin, keta i kane profesion servilizmin. Biznesi i ketyre, pra muterve te bllokut, eshte qeverisja, administrata, me gra, femije, nipa, mbesa fare e fis.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?