Bota

Salla e re madhështore e vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë me vlerë 200 milionë dollarë (VIDEO)

1 Gusht, 21:53| Përditesimi: 1 Gusht, 21:54

  • Share

Donald Trump ka vendosur t’i dhurojë Shtëpisë së Bardhë një sallë të re, madhështore të vallëzimit.

Projekti u njoftua nga sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt: sipërfaqja totale do të jetë 8.400 metra katrorë dhe do të ketë një kapacitet prej 650 personash, krahasuar me 200 që mund të ulen aktualisht në Sallën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Punimet pritet të fillojnë që në shtator:

“Presidenti Trump dhe donatorë të tjerë janë angazhuar me bujari të dhurojnë fondet e nevojshme për të ndërtuar këtë strukturë, me një vlerë prej rreth 200 milionë dollarësh,” – deklaroi Leavitt.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?