Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda tha se Shqipëria është një nga vendet që ka të dhënat më pozitive në lidhje me COVID në Europë. Ai tha se aktualisht Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja ndodhet në 16 %. Në një lidhje për emisionin 'Repolitix', Sallabanda tha se është i kënaqur se situata në Shqipëri po përmirësohet dhe vijon vaksinimi masiv në vend.
"Dua të them me kënaqësi se Shqipëria është një nga vendet me të dhënat më pozitive për COVID. Shqipëria ndodhet në 5 % e pikut, ndërsa Spanja e ka 16 % e pikut të infektimit. Europa është në fazë rënie po ka ende një numër të lartë të infektuarish me COVID dhe jemi duke vaksinuar në mënyrë masive. Shqipëria ka bërë deri tani janë mbi 630 mijë vaksina, ndërsa në Spanjë bëhen 500 mijë vaksina në ditë. Spanja ka vaksinuar 40 % të popullatës me dozën e parë dhe bashkuar me ata që kanë kaluar COVID rreth 50 % e popullatës janë të mbrojtur", tha Sallabanda.
Shqipëria vijon të shënojë rekorde në vaksinimin masiv të popullsisë kundër COVID, për sa i përket dozave javore për 100 banorë duke lënë pas disa nga vendet e rajonit dhe BE. Gjithashtu Shqipëria ka dalë nga zona e kuqe e hartës së COVID në botë.
Ditën e sotme në vendin tonë janë kryer 5.662 vaksinime anti-COVID, kurse që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 638.338 vaksina. ndërkohë që rënie të ndjeshme kanë shënuar edhe infektimet ditore ku sot u shënuan 45 të infektuar dhe 3 viktima nga COVID.
Lajmi kryesor:
Mjekët hezitues për lehtësimin e masave antiCOVID! Rakacolli: Po shohim dritë në fund të tunelit! Brataj: Grumbullimet për Bajram, çfarë t'u themi besimtarëve kur e bëri politika në fushatë
//ReportTv.al