Sallam çokollate me lajthi
Përbërësit:
- 100 gr çokollatë
- 100 gr gjalpë
- 200 gr biskota
- 100 gr lajthi
- 100 gr kakao
- 5 lgj qumësht të kondensuar
- Sheqer pluhur
Përgatitja:
Marrim biskotat i thërrmojmë, shkojmë kakaon dhe lajthitë e grira. I përziejmë mirë. Në një tenxhere të vogël kemi shkrirë çokollatën me gjalpin dhe qumëshin dhe këtë masë e shtojmë mbi biskotat. E trazojmë mirë dhe e vendosim në një qese kuzhine. E punojmë mirë me duar duke e mbledhur role dhe e vendosim në frigorifer për disa minuta. Më pas e largojmë trungun e cokollatës nga mbështjellja, e pudrosim me sheqer pluhur dhe e rivendosim në frigorifer për 2-3 orë.
Kjo eshte nje nga embelsirat me te mira,quhet /Embelsire Mortadel/.Formula qe jep zonja eshte nje nga versionet,por nuk eshte e vetmi.Une kam nje version qe ka me shume gjera brenda dhe ka arra ne vend te lajthive.Versioni qe kam une nuk pudroset me sheqer pluhur,apo me cfaredo lloj sheqeri,sepse vete embelsira eshte e lagesht,shtoi dhe qendrimin ne frigorifer,te gjitha keto e lageshtojne sheqerin dhe pas disa oresh i humb paraqitja.Ketu ku jetoj,e pergatit ndryshe,ne vend qe te formes klasike,e vendos me mase /scoop/ ne letra me forme cupcake-u te madhesise mesatare,format pastaj i mbeshtjell me leter plasmasi te holle dhe i lidh me fjongo te holle letre siper, nga ato qe perdoren per dhurata dhe keshtu i mbaj ne ngrirje.Kane jo vetem paraqitje,por dhe mase individuale e mjaftueshme,per ata qe i duan shume embelsirat,por dhe per ata qe s'duan t'a teprojne.Por me te vertete eshte nje nga embelsirat me te mira.
Përgjigju