Receta

Sallatë e ftohtë me oriz nga zonja Vjollca

24 Qershor 2021, 10:32| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 10:33

  • Share

Sallatë e ftohtë me oriz

Përbërësit:

300 gr oriz Arborio

150 gr domate qershi

150 gr djath kaçkavall

100 gr proshutë koto

80 gr bizele

1 spec të kuq

1 spec të verdhë

80 gr ullinj të zi

80 gr kastravec turshi 

2 qepë të njoma të holla

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë bizelet për 5 minuta I kullojmë dhe I lëmë mënjanë. Në një tenxhere me ujë të bollshëm ziejmë oriizn për aq minua sa është shteruar në etiketë e më pas e kullojmë dhe e lëmë të ftohet në frigorifer. Specat dhe kackavallin e presim në kubikë të vegjël, ullinjtë, qepët e njoma dhe kastravecat turshi I presim në rondele.

Po ashtu proshutën dhe domatet I presim në kubikë. Të gjtihë përbërësit orizin e të gjtiha sa thamë më lart I bashkojmë në një tas I japim shije me kripë, piper të zi, pak vaj ulliri I përziejmë mirë dhe e shërbejmë.

Shënim: Në këtë recetë mund të shtoni dhe peshk ton me vaj duke I kulluar vajin më parë e më pas e përziejmë në tas.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?