Receta

Sallatë greke nga zonja Albana

18 Shkurt, 11:52| Përditesimi: 18 Shkurt, 11:53

  • Share

Sallatë greke

Përbërësit:

  • 3- 4 domate
  • 1 kastravec
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 spec jeshil
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 100 gr ullinj të zinj
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lgj uthull e kuqe ose lëng limoni
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:

Në një tas të madh përziejmë domatet, kastravecin, qepën dhe specin jeshil. Shtojmë ullinjtë dhe djathin e bardhë në kubikë. Përziejmë vajin e ullirit me uthullën (ose lëngun e limonit), rigonin, kripën dhe piperin. E hedhim salcën marinuese mbi sallatë dhe e përziejmë lehtë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?