Receta

Sallatë me angjinare të konservuara nga zonja Albana

28 Prill, 11:22| Përditesimi: 28 Prill, 11:23

  • Share

Sallatë me angjinare të konservuara

Përbërësit:

  • 1 kavanoz angjinare të konservuara
  • 10-12 domate qershi / 2 domate mesatare
  • 1/2 kastravec
  • 1/4 qepë e kuqe
  • 1/2 filxhan ullinj
  • 1 dorë rukola /sallatë jeshile
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë uthull balsamike ose uthull vere
  • 1 lugë çaji mustardë (opsionale)
  • Lëngu i 1/2 limoni
  • Kripë dhe piper i zi
  • Pak rigon ose borzilok të thatë
  • Pak djathë i thërrmuar

Përgatitja:

Kullojmë angjinaret nga lëngu i konservimit dhe i presim në copa të mëdha ose i lëmë të plota nëse janë të vogla. Në një tas të madh, hedhim angjinaret, domatet, kastravecin, qepën dhe ullinjtë. Shtojmë edhe gjethet e rukolës ose sallatës nëse i përdorim. Në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me uthullën, lëngun e limonit, mustardën, kripën, piperin dhe pak rigon. Hedhim salcën sipër sallatës dhe e përziejmë lehtë që të mos dëmtohen angjinaret. Sipër shtojmë djathë të bardhë të thërrmuar ose parmixhano për një shije më të pasur dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?