Sallatë me fasule
Përbërësit:
200 gr fasule të bardha
200 gr fasule të kuqe
1 spec I verdhë
1/2 qepë të kuqe
1 tufë majdanoz
1-2 domate
10 gjethe nenexhik I freskët
kastravec turshi ( opsionale)
3 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle lëng limoni
4-5 lugë gjelle vaj ulliri
kripë dhe piper
Përgatitja:
Kullojmë fasulet dhe i vendosim në një task u do të shtojmë specin në kubikë të vegjël po ashtu dhe qepën e kuqe dhe domaten, grijmë hollë erzat, majdanoz dhe nenexhik. Nëse dëshironi mund të shtoni dhe 3 kastravec turshi në kubikë të vegjël.
Të gjithë këto përbërës I vendosim në një tas. Përziejmë uthullën, lëng limoni,kripë, piper , vajin e ullirit I rrahim sëbashku dhe e shtojmë në tasin me fasule. Përziejmë mirë dhe pasi e mbulojmë e lëmë në frigorifer për 30 minuta më pas e shërbejmë.