Sallatë me kastravec
Përbërësit:
- 1 kastravec
- 1 karrotë
- 3-4 gjethe lakër të kuqe
- 150 ml kos grek
- 1 lugë gjelle majonezë
- 1-2 lugë çaji mustardë
- 2 lgj lëng limoni
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper
- Kopër e freskët
- Opsionale: pak mjaltë
Përgatitja:
Përziejmë përbërësit e dressingut në një tas të vogël: kosin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin dhe mjaltin nëse duam një shije më të butë. Shtojmë dhe kopër nëse dëshirojmë. Përgatisim sallatën: grijmë trashë lakrën, kastravecin dhe karrotën. Hedhim salcën e marinimit dhe e përziejmë mirë. E vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta - 1 orë që të bashkohen shijet.
Këshilla nga Albana: Nëse kërkon një version më të lehtë, pa majonezë dhe më me kos, ja një variant i thjeshtë: kos, lëng limoni, uthull e mustardë.
Komente
