Sallatë me kastravec
Përbërësit:
- 4 kastravecë të vegjël
- 1 spec djegës
- 4 qepë të njoma
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj soja
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- Kripë sipas shijes
- Fara susami
Përgatitja:
Në një qese vendosim kastravecat dhe i rrahim me rrahësen e mishit. I presim në feta, presim specin dhe qepët e njoma në disqe, ndërsa majdanozin e grijmë imët. I vendosim përbërësit në një tas dhe krijojmë dresingun me soja, vaj dhe pak lëng limoni. Në fund e spërkasim sallatën me fara susami.
Komento
Komente
