Sallatë me kuinoa
Përbërësit:
- 1 gotë kuinoa
- 2 gota ujë
- 1 kastravec i freskët
- 1 domate e madhe ose domate qershi
- 1 spec i kuq ose jeshil
- 1/2 qepë e kuqe
- 1 tufë majdanoz ose nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- Ullinj të zinj (opsionale)
- 3 lugë vaj ulliri
- 1-2 lugë lëng limoni ose uthull
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak hudhër e grirë hollë
- Pak lëkurë limoni për freski
Përgatitja:
Shpëlajmë mirë kuinoan në ujë të rrjedhshëm, më pas e vendosim të ziejë me 2 gota ujë dhe pak kripë për rreth 15 minuta, derisa të përthithë ujin. E lëmë të ftohet. Ndërkohë presim të gjitha perimet e freskëta dhe i përziejmë në një tas të madh. Shtojmë kuinoan pasi të jetë ftohur dhe e marinojmë me vaj ulliri, lëng limoni, pak hudhër të shtypur nëse dëshirojmë, kripë, piper, erëza dhe pak djathë të thërrmuar.
Komento
Komente
