Sallatë me lakër
Përbërësit:
- Lakër e kuqe
- Lakër e bardhë
- 1 kastravec
- 1 karrotë
- 1 qepë
- 8 domate qershi
- 2 lgj majonezë
- 2 lgj mustardë
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj mjaltë
- Bimë aromatike
- Kripë, piper
- Lëng limoni
Përgatitja:
Presim lakrën në fije, karrotën në disqe të holla dhe qepën. I vendosim të gjithë përbërësit në një sallatiere dhe marinojmë sallatën me majonezën, mustardën, mjaltin dhe vajin e trazuar mirë.
Komento