Sallatë me lulelakër dhe panxhar
Përbërësit:
- 1 lulelakër mesatare
- 1 panxhar
- 1 qepë e kuqe
- 2-3 lugë vaj ulliri
- 1 lugë uthull molle ose lëng limoni
- 1 thelpi hudhër
- Kripë dhe piper sipas shijes
- Pak majdanoz i grirë për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim panxharin të ziejë dhe më pas e presim në feta. Ndajmë lulelakrën në lule të vogla dhe i vendosim të ziejnë në ujë me pak kripë për 5-7 minuta, derisa të zbuten, por të mos bëhen shumë të buta. I kullojmë dhe i lëmë të ftohen pak. Shtojmë panxharin e zier në feta, qepën e kuqe të prerë në rrathë, vajin e ullirit, limonin/uthullën, hudhrën, kripën dhe piperin. I përziejmë me kujdes dhe i servirim me majdanoz.
Komento
Komente
