Sallatë me mollë dhe selino nga Shef Altin Prenga
Përbërësit:
Disa mollë të vogla
Selino
Kackavall me trumzë
Arra
Ullinj
Kripë, vaj ulliri, uthull molle
Përgatitja:
Marrim disa kokrra mollë, i qërojmë dhe i presim në copa të vogla, shtojmë selinon të cilën gjithashtu e presim në copa të vogla. Më pas hedhim ullinjtë dhe shtojmë kackavallin me trumzë të cilin e kemi prerë në copa, shtojmë kripë, pak vaj ulliri dhe një lugë të vogël me uthull molle. I përziejmë përbërësit sëbashku dhe është gati për tu servirur.
Komento