Sallatë me patate dhe vezë të ziera
Përbërësit:
- 4-5 patate mesatare
- 1 qepë e kuqe ose qepë të njoma
- 2 vezë të ziera (opsionale)
- 2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
- 2 lugë gjelle uthull molle ose limon
- 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë mustardë
- Kripë dhe piper i zi sipas shijes
Përgatitja:
Ziejmë patatet (me gjithë lëkurë) në ujë me kripë për rreth 25-30 minuta derisa të zbuten. Pastaj i ftohim pak dhe i qërojmë. I presim në feta ose kubikë të mëdhenj. Ndërkohë ziejmë vezët për 8-10 minuta, i ftohim dhe i presim në copa. Në një tas.hedhim patatet, qepën e prerë hollë, vezët, majdanozin. I spërkasim me vaj ulliri, uthull ose limon, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë butësisht që të mos shtypen patatet.
Këshilla nga Albana: Mund të shtoni edhe kastravec turshi, speca, ose kopër për më shumë shije.
Komente
