Sallatë me patate
Përbërësit:
- 2 patate
- 1 tufë kopër
- 1 thelpi hudhër
- 2 lgj majonezë
- 1 lgj mustardë
- Lëngu i 1 limoni
- Bishta qepësh
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përbërësit:
Pasi i kemi zjerë patatet i presim në kubikë të mëdhenj dhe i vendosim në një sallatiere ku shtojmë bishtat e qepëve dhe koper të grirë imët. Në një tas përgatisim salcën duke shtuar majonezë, mustardë, hudhër të shtypur, vaj ulliri, lëng limoni, kripë dhe piper. E trazojmë mirë salcën dhe e hedhim mbi patatet. E lemë të marinohet mirë dhe më pas e kemi sallatën gati për ta servirur.
Komento