Receta

Sallatë me patate të reja nga zonja Vjollca

21 Maj 2021, 11:23| Përditesimi: 21 Maj 2021, 11:26

  • Share

 Sallatë me patate të reja

Përbërësit:

1 kg patate të reja

2 karrota

5 rrepa të kuqe

1 kastravec

1 qepë të kuqe

1 tufë kopër

1 grusht gjethe nenexhik

Salca

2 lugë gjelle uthull

2 lugë gjelle lëng limoni 

1 lugë çaji mustardë

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

ziejmë patatet I qërojmë ato, lyejmë tepsinë me vaj.  Në një tas vendosim paattet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj. Në një tas vendosim patatet e qëruara I spërkasim me kripë, vaj, I pudrosim me pak miell dhe I shtojmë në tepsinë e lyer me vaj I shtypim lehtë dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë karrotat I presim në shirita. Po ashtu dhe kastravecin, qepën e presim në fije dhe rrepat në shkopinj të hollë.

Presim trashë nenexhikun me koprën. Nxjerrim patatet nga furra ato që janë pjekur nga jashtë krokoante dhe brenda të buta. I copëtojmë në mënyrë të çrregullt dhe I vendosim si bazë në një pjatancë. Mbi patatet vendsoim të gjtiha perimet dhe erzat dhe në fund përgatisim salcën. Në një tas vendosim uthullën, lëngun e limonit, mustardë, kripë, piper I përziejmë mirë duke shtuar dhe 4-5 lugë gjelle vaj ulliri I përziejmë deri sa masa të jetë homogjene dhe spërkatim sipër perimet me qëlim që salca të përthithet poshtë nga patatet dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?