Sallatë me ullinj dhe djathë furre nga zonja Albana

9 Nëntor 2022, 10:02| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 10:03

  • Share

Sallatë me ullinj dhe djathë furre

Përbërësit:

  • Ullinj të varieteteve të ndryshme
  • 1 dorë rukola
  • 10-15 domate qershi
  • 200 gr djathë i butë
  • ½ tufë majdanoz
  • ½ tufë koper
  • 4 thelpinj hudhër
  • 5-6 fara speci djegës
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj uthull
  • Lëkura dhe lëngu i 1 portokalli
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Vendosim djathin e marinuar me erëza dhe pak lëng portokalli në furrë të piqet për rreth 10 minuta.

Bashkojmë ullinjtë me domatet qershi, rukolën dhe bimët aromatike.

Në një tas trazojmë mirë vajin e ullirit me uthullën, lëngun e portokallit, kripën, piperin, rigonin. Marinojmë me këtë salcë sallatën dhe në qendër vendosim djathin e pjekur në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?