Sallatë pranverore
Përbërësit:
- 1 tufë spinaq ose marule
- 1 qepë e njomë
- 1 kastravec
- 2 domate
- 2 karota
- 5-6 rrepa të kuqe
- 1 tufë kopër ose majdanoz
- 3-4 feta limoni ose lëng limoni
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Djathë i bardhë i thërrmuar
- Pak gjalpë me spec të kuq pluhur
Përgatitja:
Lajmë mirë të gjitha perimet dhe i thajmë me kujdes. Presim sallatën marule ose spinaqin, kastravecin, domatet, karotat dhe rrepat në feta ose shirita.Qepën e njomë e presim hollë dhe bashkë me erëzat i shtojmë në sallatë. Shtojmë kripën, piperin, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. Nëse dëshirojmë të pasurojmë shijen shtojmë pak djathë të bardhë të thërrmuar ose një lugë të vogël gjalpë të skuqur me spec të kuq.
Komento
Komente
