Sallatë ruse nga zonja Albana

25 Dhjetor 2023, 12:22| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 12:23

  • Share

Sallatë ruse

Përbërësit:

  • 300 gr majonezë
  • 2 vezë
  • 50 gr bizele
  • 200 gr karrota
  • 500 gr patate
  • 50 gr kastraveca turshi
  • Panxhar të kuq
  • Fasule të ziera
  • Vaj ulliri
  • Uthull
  • Djathë kaçkavall
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim perimet në kubikë të vegjël dhe i vendosim të ziejnë (jo shumë, duhet të jenë pak të forta) të veçuara nga njëra – tjetra në ujë të vluar me kripë.  Ndërkohë ziejmë vezët dhe i lëmë të ftohen plotësisht. Presim kastravecat turshi në kubikë shumë të vegjël. I bashkojmë të gjitha perimet në një tas, shtojmë kastravecat turshi dhe fasulet, i spërkatim me pak vaj ulliri dhe 1-2 lugë kafeje uthull. Pasi të gjithë përbërësit të jenë ftohur shtojmë majonezën, kripë, piper dhe vezët e prera në kubikë të vegjël. E mbulojmë tasin me letër alumini dhe e lëmë sallatën në frigorifer për të pakten 1 orë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?