Receta

Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

22 Korrik, 11:38| Përditesimi: 22 Korrik, 11:39

  • Share

Sallatë verore me perime të freskëta dhe djathë të bardhë

Përbërësit:

  • 2 domate të pjekura
  • 1 kastravec i madh
  • 1 qepë e kuqe ose e bardhë
  • 1 spec jeshil ose i kuq
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 10-15 ullinj të zinj pa bërthamë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 lugë uthull molle ose limon
  • Pak rigon i thatë
  • Kripë, piper, bimë aromatike

Përgatitja:

Presim domaten, kastravecin dhe specin në feta ose kube sipas dëshirës. Qepën e presim në rrathë të hollë dhe nëse është shumë e fortë e lëmë pak në ujë me uthull për 10 minuta. Në një enë të madhe përziejmë të gjitha perimet, ullinjtë dhe djathin. Në një filxhan të vogël përziejmë vajin e ullirit, uthullën/limonin, rigonin, kripën dhe piperin. Marinojmë sallatën duke e përzier lehtë që të mos prishet djathi. Në fund mund të shtojmë bimë aromatike për më shumë freski dhe aromë.

Këshilla nga Albana: Kjo sallatë shkon mrekullisht me bukë të thekur, mish të pjekur në skarë, ose si vakt i vetëm i lehtë. Mund t’i shtosh edhe qiqra të ziera, thjerrëza ose pak quinoa për më shumë vlera.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?