Receta

Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë nga zonja Albana

18 Qershor, 11:44| Përditesimi: 18 Qershor, 11:45

  • Share

Sallatë verore me shalqi dhe djathë të bardhë

Përbërësit:

  • 2 feta të trasha shalqiri
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 1 grusht gjethe nenexhiku / borzilok
  • 1 lugë vaj ulliri
  • Lëngu i gjysmë limoni / 1 lgj uthull e bardhë
  • Pak kripë, piper i zi i bluar freskët
  • (Opsionale) Pak rukola ose sallatë jeshile

Përgatitja:

Presim shalqirin në kube të vogla ose toptha me lugë akulloreje. I vendosim mbi një bazë sallate jeshile ose direkt në pjatë të bardhë për kontrast ngjyrash. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar sipër. Shtojmë gjethet e nenexhikut të freskët dhe i përziejmë lehtë. E spërkatim me vaj ulliri, lëng limoni ose uthull balsamike, pak piper dhe shumë pak kripë nëse djathi është i butë. E shërbejmë menjëherë që të ruajë freskinë dhe shijen.

Këshilla nga Albana: Përdor djathë dhie të freskët në vend të atij klasik për një shije më të butë dhe elegante. Mund të shtosh edhe fara kungulli të pjekura për krokantësi!

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?