Salma Hayek

Salma Hayek përballet me komentin e pakëndshëm, ja si ia mbyll gojën ndjekësit

20 Shkurt 2020, 17:11| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 17:18

  • Share

Aktorja e famshme Salma Hayek është përballur me një një koment të pakëndshëm në Instagram në një foto të saj.

“Shumë botoks. Nuk është i nevojshëm Salma”, ka shkuar ndjekësi i saj.

Por ajo nuk qëndroi pa komentuar,  por edhe i mbylli gojën të gjithëve.

 “Nuk kam bërë botoks, Por faleminderit për këshillën se po mendoja se kishte ardhur koha”, u shpreh aktorja.

Salma është një ndër ikonat e bukurisë natyrale në të gjithë botën edhe pse në moshën 53-vjeçare.

Në vitin 2017 ajo tregoi për “The New York Times" se si kujdesej për lëkurën e saj.

“Nuk e laj kurrë fytyrën në mëngjes. Gjyshja më ka mësuar se gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe pasurohet me elementët që ka humbur gjatë ditës. Nëse e pastroj mirë para se të fle, pse duhet ta pastroj në mëngjes”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, Salma ka një qëndrim specifik ndaj pastrimit në thellësi. Sipas saj, scrub-et janë të mira për momentin, por jo në fazën afatgjatë.

 “Shoh shumë gra në Los Angeles që u shndërrin lëkura. Unë përdor një përzierje serumesh dhe vajrash, varet si e kam lëkurën. Para se të fle, e pastroj grimin me vaj kokosi.

Pastaj përdor ujë trëndafili për të pastruar pjesën e mbetur. Mund të përdorësh një peshqir të ngrohtë bashkë me ujin e trëndafilit për të hapur poret”, është shprehur ajo.

Postimi i Salma-s

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?